Sport

Juventus braktis pistën Dzeko, bardhezinjtë gjejnë akordin me Luis Suarez, sulmuesi i Barcelonës duhet të gjejë një rrugë dalje me Barcelonën

Te blaugranat, Suarez përfiton 15 milionë euro në sezon dhe nga largimi i parakohshëm synon të përfitojë diçka. Nga ana e Suarez është dhënë pëlqimi për transferimin në Torino
Featured image of article: Juventus braktis pistën Dzeko, bardhezinjtë gjejnë akordin me Luis Suarez, sulmuesi i Barcelonës duhet të gjejë një rrugë dalje me Barcelonën Luis Suarez-Futbollist i Barcelonës

TORINO-Juventus ka ndaluar “gjuetinë” për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko dhe të gjithë forcat i ka hedhur për Luis Suarez. “El Pistolero” ka gjetur akordin me Juven në aspektin personal për një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, por përpara se të firmosë me bardhezinjtë Suarez duhet të zgjidhë me konsensus kontratën me Barcelonën pasi ashtu si Messi e Vidal edhe ai synon të largohet me parametër zero.

Te blaugranat, Suarez përfiton 15 milionë euro në sezon dhe nga largimi i parakohshëm synon të përfitojë diçka. Nga ana e Suarez është dhënë pëlqimi për transferimin në Torino. Prioriteti i tij këto ditë është të gjendet një rrugë dalje me Barcelonën, ku në 6 sezone ka fituar ndër të tjera edhe një Champions në vitin 2015, duke i shënuar në finalen e Berlinit pikërisht ndaj bardhezinjve, e katër herë la Liga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shumë do të varet nga vetë Suarez duke qenë se Juventus nuk kërkon të shpenzojë shumë për kartonin e sulmuesit të ri.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment