Sport

Juventus, bilanc “me të kuqe”: 113.7 milionë euro humbje në gjashtë muaj!

Kjo është humbja në gjysmën e parë të vitit 2020-2021, te “Zonja e Vjetër”, raportuar nga bilanci financiar, i miratuar edhe nga bordi i drejtorëve të Juventusit
Featured image of article: Juventus, bilanc “me të kuqe”: 113.7 milionë euro humbje në gjashtë muaj!

ITALI – Humbja e regjistruar nga Juventusi në gjysmën e parë të vitit 2020-21 është 113.7 milionë euro. Shifra del nga raporti financiar gjashtëmujor, i miratuar më 31 dhjetor 2020, nga bordi i drejtorëve të klubit të Juventusit, i cili u takua sot nën presidencën e Andrea Anjelit.

Gjysma e parë e vitit financiar 2020/21 u mbyll me një humbje prej 113.7 milionë euro për klubin e “Zonjës së Vjetër”, krahasuar me humbjen prej 50.3 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit të kaluar financiar.

Rezultati për gjysmën e pare të vitit, ka sjellë edhe zvogëlimin e kapitalit të aksionerëve të grupit torinez, i cili në 31 dhjetor 2020 arriti në 125.5 milionë euro, krahasuar me 239.2 milionë më 30 qershor 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas këtij bilanci, borxhi financiar neto i Juventusit arriti në 357.8 milionë euro, një përmirësim prej 27.4 milionë, krahasuar me 30 qershorin 2020, falë flukseve pozitive nga operacionet dhe mbledhja e të ardhurave nga transferimet.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment