
Emanuele Giaccherini është i mendimit se Juventusi i trajnerit Maurizio Sarri nuk mund të ketë kurrë fryte, sepse ka në formacion yllin Cristiano Ronaldo.
“Klubi bëri një zgjedhje specifike, kur në verë vendosi të merrte Sarrin, trajner i cili e bazon sistemin e tij te pasimet e shpejta. Kjo nuk bëhet dot te Juventusi, kur ke një lojtar si Ronaldo. Ai ka mënyrën e tij të lojës dhe nuk ia imponon dot disa gjëra”, ka deklaruar ish-futbollisti i “Zonjës” në DAZN.
“Sipas meje, Sarri po vuan, sepse ky ekip është ndërtuar prej shumë vitesh për të luajtur ndryshe. Mbase Mandzukic do të kishte qenë ideal, por klubi vendosi ndryshe”, ka shtuar Giaccherini.
M.P. / Dosja.al