Politike

Justifikimi i Ramës: Pallati pas Sahatit po bëhet që t’i japë vlerë të veçantë, Torre Drini i prishte imazhin

Rama u shpreh se kulla pas Sahatit të Tiranës po bëhet që t’i krijojë një sfond nga pas që do t’i japë një vlerë të veçantë.
Featured image of article: Justifikimi i Ramës: Pallati pas Sahatit po bëhet që t’i japë vlerë të veçantë, Torre Drini i prishte imazhin Edi Rama dhe kulla

TIRANË– I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se kulla pas Sahatit të Tiranës po bëhet që t’i krijojë një sfond nga pas që do t’i japë një vlerë të veçantë.

Rama: Kur arkitektët francezë bën planin e qendrës në 2003, një nga problemet që kishin ata ishte shpërfytyrimi i imazhit të Kullës së Sahatit ishte ajo ndërtesa e banesë kolektive të Torre Drinit që vareshin rroba. Ata menduan që t’i vënë një volum që të ishte një ndërtim që t’i krijonte një sfond.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Projekti që po realizohet aty është një projekt që do t’i japë një vlerë të veçantë sikurse i ka dhënë vlerë atij monumentit te Plazza me atë harkun e artë, duke u bërë spot në kryeqytet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment