Showbiz

Juristja seksi tregon ç’i punoi i dashuri ‘malok’ dhe sherrin në klub: Më hodhi rrobat nga dritarja, është xheloz i tmerrshëm

E ftuar në “Glamour zone”, Koçi tregoi se prej gjashtë vitesh është në një lidhje me një djalë nga veriu i Shqipërisë, i cili sipas juristes është supër xheloz.
Featured image of article: Juristja seksi tregon ç’i punoi i dashuri ‘malok’ dhe sherrin në klub: Më hodhi rrobat nga dritarja, është xheloz i tmerrshëm Redona Koci

TIRANË– Redona Koçi e njohur në kryqytet si ‘juristja seksi’ ka treguar së fundmi detaje nga jeta e saj personale.

E ftuar në “Glamour zone”, Koçi tregoi se prej gjashtë vitesh është në një lidhje me një djalë nga veriu i Shqipërisë, i cili sipas juristes është supër xheloz.

Në intervistën e dhënë, Redona Koçi tregoi një sherr që kishte ndodhur në një club pasi e kishte ngacmuar një djalë dhe më pas është future në mes i dashuri i saj.

Ndërsa një herë tjetër, juristja thotë se i dashuri i saj i ka hedhur të gjitha rrobat dhe bizhuteritë nga dritarja për shkaqe xheozie.

Pjesë nga Intervista

Ester Bylyku: Ti flet shumë për profesionin por jo për jetën private. Tani a je në një lidhje apo jo?

Redona Koçi: Po, jam në një lidhje, kam gjashtë vite. Dhe jam shumë e lumtur.

Ester Bylyku: Është thjeshtë lidhje apo jeni të fejuar?

Redona Koçi: Jo thjesht jemi bashkë dhe jemi të dashuruar. Dikur kemi bashkëjetuar, tani jo më, sepse prindërit e mi u kthyen nga jashtë.

Një nga skenat e xhelozisë, ishte kur nga dhoma ime fluturuan nga ballkoni të gjithë gjërat që kisha blerë, bizhu vjeshje. Mu dhimb shpirti”. Kam 6 vite dhe jam shumë e lumtur.

Si u zgjidh?

Redona Koçi: Pastaj e mendoi që do duhej të bënte një shoping tjetër të fuqishëm dhe e shleu gabimin (qesh)

Një episod tjetër xhelozie, e disi qesharak ndodhi në një club nate, kur një djalë i panjohur i bëri një pyetje të thjeshtë Redonës.

Kemi qenë në një klub, u largua pak me një shok, u afrua një cun aty më kërkoi një person, ndërkohë që vjen i dashuri im aty i thotë ej ca do? Okej se rregulloj unë,”- tregon Redona.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment