Aktualitet

Juncker ‘tapë’ në takimin me Ramën. E puth në faqe Kryeministrin, por… s’e mbajnë këmbët (VD)

Jean-Claude Juncker ka puthur në faqe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

TIRANË- Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, njihet si pijedashës, por edhe për gafat e tij në takime të rëndësishme të nivelit të lartë. 

Ai ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të të cilit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. 

Ajo që u vu re në fund të konferencës, ishte luhatja e Juncker dhe puthja që i dhuroi kryeministrit Edi Rama në faqe. Ky i fundit, pasi pa vështirësinë me të cilën po ndeshej Juncker, i futi krahun për ta mbajtur. Juncker në një moment është mbajtur në foltore, pasi këmbët nuk i premton. 

Si duket edhe këtë herë, Presidenti Juncker e ka tepruar me alkoolin. 

Kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor. Rama nuk ka pranuar ta komentojë situatën poltike, por është shprehur se Shqipëria e meriton vijimin e rrugës drejt BE-së pasi ka punuar për negociatat.

(B.B; K.M & A.S/ Dosja.al)

Shto Koment