Bota

Julian Assange pret ekstradimin/ Julian Assange: Deputetët australianë mbrojnë themeluesin e Wikileaks: Është në presion të madh

Sipas tyre, Johnson është një person që po përballet me një presion të madh që ka shkaktuar dëme edhe në shëndetin e tij mendor.
Featured image of article: Julian Assange pret ekstradimin/ Julian Assange: Deputetët australianë mbrojnë themeluesin e Wikileaks: Është në presion të madh Julian Assange

Dy deputetët australianë që vizituan themeluesin e Wikileaks në burg i kanë bërë thirrje kryeministrit Boris Johnson duhet të bllokojë përpjekjet për ekstradimin e Julian Assange në SH.B.A.. Sipas tyre, Johnson është një person që po përballet me një presion të madh që ka shkaktuar dëme edhe në shëndetin e tij mendor.

George Christensen, një deputet i Liberalit Kombëtar (partia në pushtet në Australi) tha jashtë portave të burgut Belmash se dinte informacione, të cilat do të dilnin në dritë gjatë seancës për ekstradimin javën e ardhshme.

“Unë mendoj se tani është koha kur qeveria, pjesë e të cilës jam edhe unë, të ngrihet dhe t’u thotë Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve “mjaft”,-është shprehu ai.

Më tej ai shtoi se nëse diçka e tillë nuk ndodh, kjo vë një precedent se në momentin kur një gazetar del kundër një qeverie do të dënohet.

“Ky është një çështje politike dhe ajo që bie në diskutim nuk është vetëm jeta e Julian Assange. Bëhet fjalë për të ardhmen e gazetarisë. “

Andrew Wilkie, një deputet i pavarur federal dhe bashkëkryetar i grupit “Ktheni Julian Assange në shtëpi” këmbënguli gjithashtu se ai kishte bërë gjënë e duhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kalova kohë duke folur me të në burg. Më pyeti për familjen e tij dhe ishte gjithashtu shumë i shqetësuar për ndikimin e zjarreve të Australisë.”

 

48-vjeçari do të përballet me 18 akuza në Sh.B.A përfshirë edhe komplotin për ndërhyrjen në kompjuterët e qeverisë për të cilin ka shkelur edhe një ligj. Assange me origjinë australiane “rrëmbeu” tituj e mediave ndërkombëtarë në fillim të vitit 2010 kur publikoi një video ushtarake të klasifikuar të SH.B.A.-së që tregonte një sulm të vitit 2007 nga helikopterët Apache në Bagdad, ku edhe u vranë një duzinë njerëzish.

Në vitin 2012, ai u strehua në ambasadën e Londrës në Ekuador për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku u akuzua për krime seksuale të cilat ai i mohoi. Ai u nxorr nga ambasada në prill pas shtatë vjetësh. Ndërkohë që jashtë godinës së ambasadës, Assagne pret verdiktin për çështjen e ekstradimit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment