Showbiz

Julia Roberts dhe George Clooney njoftojnë ribashkimin artistik

Aktorët e famshëm Julia Roberts dhe George Clooney kanë njoftuar se do t'i shohim sërisht bashkë pas suksesit me filmat “Ocean’s Eleven” e “Money Monster”. Dyshja ka provuar që kanë nje kimi të jashtëzakonshme së bashku.
Featured image of article: Julia Roberts dhe George Clooney njoftojnë ribashkimin artistik
Përditësuar:

SHBA-Komedia romantike “Ticket to Paradise” do të bëj sërisht bashkë aktorët e dashur Julia Roberts dhe George Clooney. Ata kanë provuar dhe në filma të mëparshëm si “Ocean’s Eleven” e “Money Monster”, që kanë  një kimi të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin.

Të dy aktorët, për shumë vite miq të mirë do të interpretojnë një çift të divorcuar, që do të udhëtojë për në Bali, për të mos lejuar që vajza e tyre të bëjë “gabimin” që ata bënë 25 vjet më parë, pra të martoheshin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Filmi i drejtuar nga All Parker, xhirimet do të fillojnë në muajt e ardhshëm. E veçanta është  që filmi i Universal do të dalë në kinema dhe jo në një platformë elektronike, gjë që ka provokuar reagime shumë pozitive, si nga publiku ashtu edhe nga kritikët.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment