Sport

Juan Laporta do edhe një herë presidencën e Barcelonës, spanjolli rrëfen si refuzoi 250 milionë euro për Messin

Juan Laporta ka konfirmuar këtë mëngjes, gjatë një konference për shtyp, qëllimin e tij për të kandiduar për presidencën e Barcelonës në zgjedhjet që do të zhvillohen në 20 e 21 mars 2021
Featured image of article: Juan Laporta do edhe një herë presidencën e Barcelonës, spanjolli rrëfen si refuzoi 250 milionë euro për Messin Juan Laporta dhe Leo Messi

SPANJË-Juan Laporta ka konfirmuar këtë mëngjes, gjatë një konference për shtyp, qëllimin e tij për të kandiduar për presidencën e Barcelonës në zgjedhjet që do të zhvillohen në 20 e 21 mars 2021. Drejtuesi katalanas e ka udhëhequr klubin nga 2003 në 2010, përpara se të vendoste të mos rikandidonte.

Në konferencën për shtyp ai zbuloi një prapaskenë në lidhje me Messin e Interin: “Në jetë gjithçka mund të ndodhë, sigurisht ka oferta nga klube të tjerë, por ka patur gjithnjë oferta. Në 2006 Inter ofroi 250 milionë, më kujtohet që më tha: “Dua të më thuash ti cfarë duhet të bëj, si një baba”. E i thashë të qendronte, sepse këtu do të luante për lavdinë”.

“Kemi një plan të cmendur për të rikuperuar situatën dramatike ekonomike të klubit – ka lajmëruar Laporta -. Dua para të gjithash të bashkoj gjithë barcelonizmin. Nuk mund të rregullojmë botën, por mund ta bëjmë pak më të mirë. E duam ta bëjmë me punë, pasion e dashuri. Plani ynë është të kthejmë lumturinë tek njerëzit. Nuk është një premtim i thjeshtë elektoral. Është një impenjim etik, civil, moral, social e solidar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Messit – shtoi Laporta, në diskutimin e prezantimit – nuk mudntia vërë askush në dyshim dashurinë për Barcan: respektohemi e duhemi, por nuk kam folur me të. Kur zgjedhjet të kenë mbaruar e shpresoj të jem në presidencë, do të flas me të”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment