Virale

“Ju vraftë zoti”, rrjeti fiksohet me ‘njeriun e mallkimeve’: Kanceri mu në grykë Neritan (Foto)

Mallkimet e bëra nga politikani Neritan Ceka tashmë janë bërë mem në shumë rrjete sociale.
Featured image of article: “Ju vraftë zoti”, rrjeti fiksohet me ‘njeriun e mallkimeve’: Kanceri mu në grykë Neritan (Foto) Meme në rrjet

TIRANË– Politikani Neritan Ceka shpërtheu në mallkime për të gjithë ata njerëz që do ët shkonin të votonin teksa ishte i ftuar në “360 gradë”.

“Zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! e kam te drejte se une me shoke te mi e kam dhene kete vote qe duan ta shperdorin, i zëntë bukën e kalamajve! Ne dhjetor edhe une kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi voten iu qerrofshin syte, nuk di cfare mallkimi tjeter te them,”- u shpreh ai.

Por këto fjalë nuk harrohen lehtë nga publiku shqiptar. Shumë prej këtyre mallkimeve tashmë janë kthyer në meme në rrjetet sociale. Në disa, Ceka krahasohet me Hazbi Kasajn, kandidatin për bashkinë e Këlcyrës, i cili u shoreh se të gjithë ata që s’e votojnë do të vdesin nga kanceri.

Kanceri mu në grykë nëse s’më votoni,”- shprehej Kasaj në një video.

Neritan Cekën tashmë rrjeti e cilëson si njeriun e mallkimeve.

Shfletoni galerinë për të parë të gjitha memet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment