Rajoni

“Ju shqyej si derra të gjithëve”/ Skena HORROR në burget italiane! Bosi i Cosa Nostra i ha gishtin gardianit. Si ndodhi ngjarja

Më 17 qershor, gjatë një kontrolli që po zhvillohet brenda qelisë së tij, Fanara e humbi kontrollin dhe sulmoi gardianin e burgut. Pasi e kapi për qafe dhe e tërhoqi përtokë, i kafshoi gishtin e vogël të dorës së tij të djathtë dhe pastaj ia gëlltiti.
Featured image of article: “Ju shqyej si derra të gjithëve”/ Skena HORROR në burget italiane! Bosi i Cosa Nostra i ha gishtin gardianit. Si ndodhi ngjarja Giuseppe Fanara

ITALI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg të Italisë, më 17 qershor të këtij vitit. Sipas mediave italiane, Giuseppe Fanara, bosi i Cosa Nostra, i dënuar me burgim të përjetshëm, i ka kafshuar gishtin një gardiani dhe e ka gëlltitur.

Lajmi u raportua nga gazeta Il Messaggero, e cila rindërtoi faktet duke shpjeguar të gjithë skemën e ngjarjes. Më 17 qershor, gjatë një kontrolli që po zhvillohet brenda qelisë së tij, Fanara e humbi kontrollin dhe sulmoi gardianin e burgut. Pasi e kapi për qafe dhe e tërhoqi përtokë, i kafshoi gishtin e vogël të dorës së tij të djathtë dhe pastaj ia gëlltiti. Pas gardianit të parë, në qeli erdhën edhe të tjerë për ta ndihmuar kolegun e tyre, por të shtatë u sulmuan nga Fanara.

“Unë ju ther si derra”, bërtiste bosti i organizatës mafioze. Për shkak të këtij sulmi ai u transferua nga Roma në burgun e sigurisë maksimale të Sassari në Sardenjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kush është Giuseppe Fanara?

Giuseppe Fanara u arrestua në 1999 gjatë një takimi në një shtëpi në fermë në fshatin Favara, në provincën e Agrigento. Në vitin 2010, njësia antimafia e Palermos ngriti akuzë për disa prej eksponentëve historikë të Cosa Nostra dhe midis tyre ishte edhe Fanara, i cili në atë kohë ishte 54 vjeç dhe bashkë me të u arrestuan edhe nëntë persona të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment