Dikur

“Ju meritoni dënim”, Vangjush Dakon e zë ‘mallkimi’ i Ardi Daullxhiut (VIDEO)

Ardi Daullxhiu i kërkoi që Dakos t'i jepte leje për të bërë një shtesë në shtëpinë prej një dhome, por nuk pranoi. Për këtë ai lexoi një poezi ku ndër të tjera thuhej se Dako dhe ata që e tallnin meritonin dënim.
Featured image of article: “Ju meritoni dënim”, Vangjush Dakon e zë ‘mallkimi’ i Ardi Daullxhiut (VIDEO) Vangjush Dako dhe Ardi Daullxhiu

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Durrësit, është një ndër figurat më të akuzuara të momentit për lidhje me botën e krimit dhe blerjen e votave.

Vangjush Dako rezulton në disa përgjime të publikuara nga e përditshmja gjermane BILD, teksa komunikon me Astrit Avdylin, e njohur ndryshe si kapobanda e Shijakut.

Por si duket Dakon e kanë zënë mallkimet e Ardi Daullxhiut, i njohur ndryshe si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”.

Më 10 janar 2014, Dako u përball në emision live me Ardi Daullxhiun, i cili i kërkoi që t’i jepte leje për ndërtimin e një shtese për banesë, pasi jetonte në një dhomë me nënën dhe motrën. Sipas tij, kjo gjendje kishte ndikuar që ta linin disa gra, e kësisoj tashmë krëkonte ndihmë nga Bashkia. Dako do të shprehej asokohe që nuk mund të bënte gjë, pasi ajo ishte tokë shtetërore e jo private, ndërsa Ardi do t’i dedikonte një poezi, në vargjet e të cilës do të kishte edhe një mallkim.

“Zotin u lej atyre që më tallin mua
Unë ata njerëz nuk i dua
E keni shumë gabim
Ju meritoni dënim”, thuhej në vargjet e fundit të poezisë së shkruar nga Ardi Daullxhiu.

Poezia e plotë:

Përse më bën të vuaj
O Vangjush me mua mos luaj
Një strehë të lutem unë dua
Këtë dëshirë të lutem ma plotësi mua.

Shumë ftohtë unë kam aty ku jetoj
natën unë i vetmuar vajtoj
këtë strehë të ma ndërtosh
nga ankthi i madh të më lirosh.

Jam person i vuajtur në jetë
fatin tim askush të mos ta ketë

O Arjan faleminderit që më lejon të vij
hallin tim mos ta ketë rris asnjë njeri
Jam njeri i Zotit si të gjithë të tjerët
Oh të shkretnit ne të mjerët

Strehën unë akoma nuk e kam ndërtuar
Vangjush Dako nuk ma ka dhënë
Të lutem më ndihmoni mua
Një strehë sa për të futur kokën unë dua

I falënderoj atyre që më kanë ndihmuar
dhe Zoti ua shpërbleftë që më kanë respektuar

Zotin u lej atyre që më tallin mua
Unë ata njerëz nuk i dua
E keni shumë gabim
Ju meritoni dënim!

Poezinë mund ta ndiqni nga minuta e 59-të

(B.B/ Dosja.al)

Një Koment në ““Ju meritoni dënim”, Vangjush Dakon e zë ‘mallkimi’ i Ardi Daullxhiut (VIDEO)

  1. Bravo dosja. E meritoni emrin kazan qe zien me copa bq brenda.
    Ca artikulli…pupupu

Shto Koment