Politike

‘Ju e keni seriozisht se kur do të vaksinohen shqiptarët?’/ Rama acarohet: Ky është muhabet, hajde hedhim fall

VIDEO
Teksa u pyet se kur do të nisë vaksinimi në masë në vend, Rama iu përgjigj gazetares duke i thënë se nëse e kishte seriozisht. Kreu i qeverisë shtoi se data që i kërkohet është vetëm për muhabet e se më mirë do ishte që të hidhej fall.
Featured image of article: ‘Ju e keni seriozisht se kur do të vaksinohen shqiptarët?’/ Rama acarohet: Ky është muhabet, hajde hedhim fall Edi Rama, kryeminister

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u acarua gjatë konferencës që zhvilloi ditën e sotme me gazetarët. Teksa u pyet se kur do të nisë vaksinimi në masë në vend, Rama iu përgjigj gazetares duke i thënë se nëse e kishte seriozisht. Kreu i qeverisë shtoi se data që i kërkohet është vetëm për muhabet e se më mirë do ishte që të hidhej fall.


Gazetarja: Keni ndonjë datë se kur do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri?

Rama: Ju e keni seriozisht apo është për të bërë një pyetje, se për këtë temë po flas cdo dite. Nuk di ç’domethënë a ka një datë për vaksinimin masiv, kur këtu bëhet fjalë për të siguruar një sasi dozash që garantojnë një fushatë masive çdo ditë vaksinimi. Përsa kohë kjo sasi dozash nuk është në Shqipëri data që më kërkoni është muhabet. Ta hedhim në fall. Unë jam shumë besimplotë që ne do të kemi shumë shpejt mundësinë që të marrin fryme lirisht dhe të fillojmë një vaksinimin masiv me ambicien që sezonin veror ta kemi të lehtësuar nga pesha e zinxhirit të infektimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment