Politike

Jozefina Topalli flet për Bashën: Nëse kritikon shefin shpallesh armike, as në ëndërr se imagjinoja djegien e mandateve

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tregoi momentin e parë se kur e kishte marrë mesazhin për çmimin duke prekur edhe të shkuarën e saj. 
Featured image of article: Jozefina Topalli flet për Bashën: Nëse kritikon shefin shpallesh armike, as në ëndërr se imagjinoja djegien e mandateve Jozefina Topalli

SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është vlerësuar me çmimin e karrierës nga Universiteti i Shkodrës. Në fjalën e saj, Topalli tregoi momentin e parë se kur e kishte marrë mesazhin për çmimin duke prekur edhe të shkuarën e saj. 

“Isha me nipin e porsalindur në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e Universitetit, e cila më tha se do nderohesha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime. Unë isha mësuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare por as në ëndërr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungesë përfaqësimi dhe djegie mandatesh,“-tha ndër të tjera Topalli. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ceremoni, të pranishëm ishte edhe familja e Jozefina Topallit, e përbërë nga bashkëshorti, djali, vajza dhe nipi i saj Nikola.  Prej disa vitesh, Topalli nuk është më pjesë e PD-së dhe politikës shqiptare pasi nuk u përfshi në listat e deputetëve nga kryedemokrati Lulzim Basha në zgjedhjet e 2013-ës. Gjithashtu Topalli njihet si një nga demokratet kritike ndaj kryedemokratit, të cilit i ka kërkuar edhe dorëheqjen nga posti.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment