Bota

Kolla po i merrte frymën teksa po fliste në parlament, politikani australian i nënshtrohet testit, dyshon se është i infektuar me COVID-19

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme ai po fliste për gjendjen ekonomike të vendit si dhe projeksionet për rënien e GDPS-së, por megjithatë nuk ka mundur ta kalojë kollën me ujë për të mos rënë në sy pasi ajo po i merrte frymën.
Featured image of article: Kolla po i merrte frymën teksa po fliste në parlament, politikani australian i nënshtrohet testit, dyshon se është i infektuar me COVID-19 Josh Frydenberg
Përditësuar:

AUSTRALI- Josh Frydenberg, një polikan australian, njëherësh edhe kreu i Thesarit të vendit, i është nënshtruar testit të COVID-19 pasi një kollë e fortë e kapi teksa ishte duke folur në parlament.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme ai po fliste për gjendjen ekonomike të vendit si dhe projeksionet për rënien e GDPS-së, por megjithatë nuk ka mundur ta kalojë kollën me ujë për të mos rënë në sy pasi ajo po i merrte frymën. Kështu që ai është detyruar ta lërë  fjalimin në gjysmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ai ka situatën e ka marrë me pozitivetet dhe u është drejtuar kolegëve me autoironi duke thënë se ky “ishte fjalimi i tij më i gjatë”. Mësohet se tani ai po pret rezultatet e testit që bëri për koronavirus.

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment