LIVE UPDATES
Bota

Josef Schuster: Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve

15 Maj 2021, 06:10 Nga DOSJA
Josef Schuster: Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve

“Mjaft! Mos shikoni mënjanë! Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve që po shkarkohet këtë moment!” Kështu është shprehur Josef Schuster, presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve, që iu përgjigj ftesës së kreut të partisë liberale, FDP, Christian Lindner, të flasë në mënyrë virtuale në kongresin e kësaj partie. Ndryshe nga fjalët përshëndetëse të zakonshme, Schuster drejtoi një apel të fortë emocional.

Gjermaniadhe urrejtja ndaj hebrenjve. Këto ditë kjo histori e gjatë dhe me tmerre vijon. Kur të mërkurën u hodhën nga Rripi i Gazës raketa në periferitë e Tel Avivit dhe më pas kundërpërgjigja e Izraelit në Rripin e Gazës shumë të populluar, në Gjermani u dogjën para disa sinagogave flamujtë izraelitë. Në Gelsenkirchern turma thërriste: “Çifutë muti.” Policët ruajtën sinagogën, ndalën demonstruesit, por jo parullat antisemitiste. Hebrenjtë në Gjermani janë të frikësuar.

“Fundamentet e demokracisë”

Edhe nëse dikush e shikon me sy kritik politikën e qeverisë izraelite, ose e refuzon atë plotësisht, kjo nuk justifikon “goditjen e vazhdueshme me raketa ndaj popullsisë civile izralite” dhe as “antisemitizmin e pastër në rrugët gjermane”, paralajmëroi Schuster. Ai u bën thirrje liberalëve të “ngrihen kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në demonstratat e mohuesve të Coronës, të ngrihen kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në demonstratat kundër Izraelit.Të ngrihen kundër të gjithë përçarësve, ekstremistëve, radikalëve, që sharrojnë fundamentin e demokracisë sonë.”

Të premten ishte planifikuar një fjalë e Schusterit në Ditën Ekumene të Kishës në Frankfurt mbi Main. Nëse nuk do të kishte pasur një shkallëzim të situatës në ditët e fundit, Schuster do të kishte dalë para mediave. Por biseda u regjistrua të mërkurën, dhe nuk u krijua dot një lidhje me pamjet e fundit nga Rripi i Gazës, nga qytetet izraelite si Ashkelon apo Lod, por edhe nga qyteti gjerman, Gelsenkirchen.

24 orë mbrojtje nga policia

Kreu i bashkisë së Frankfurtit, Peter Feldmann, SPD, vetë i besimit hebre, përshëndeti aty Ditën e Kishës nga “qyteti sigurisht më hebraik i Gjermanisë”. Por edhe ky qytet nuk është “ishulli i lumturuarve”. Edhe në këtë qytet gjendet qëndrime antisemitiste, njerëz “që e relativizojnë Shoah”, dhe policët duhet të mbrojnë 24 orë në ditë sinagogën. Ka “antisemitizëm në mesin” e qytetit, por “kemi edhe të kundërtën”, tha Feldmann me krenari për multikulturalizmin në qytetin e tij.

Në forumin e Ditës së Kishës, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve, Schuster u shpreh në këtë kuadër edhe për demonstratat e mohuesve të Coronës, ku mes tyre qarkullojnë edhe rryma antisemitiste. “Ka zhvendosje të rrezikshme shoqërore.”

Schuster u shpreh për vlerësimin e situatës në Izrael nga Gjermania, dhe tha, se dëshiron “më shumë sensibilitet në vlerësimin e situatës në Izrael”. Këtu bën pjesë edhe sensibiliteti dhe vetëpërmbajtja nga qarqet e kishës. “Shumë gjykime jepen shpejt dhe pa njohje konkrete të situatës. Në vend të kësaj ato bazohen në paragjykime.”

Në të gjithë Europën situata është “për fat të keq e njëjtë si në Gjermani”, u shpreh e ngarkuara e Bashkimit Europian për Antisemitizmin, Katharina von Schnurbein. Në një kohë që antisemitizmi nuk është një problem i hebrenjve, por i antisemitëve, një “problem që ngrihet kundër hebrenjve dhe në fund kundër të gjithë neve.”

Të ftuar në sinagogë

Të premten në mbrëmje në komunitetin Chabad në Berlin Vilmersdorf u zhvillua një “meshë solidariteti në kuadër të terrorit të vazhdueshëm të raketave të Hamasit”. “Ne qëndrojmë të bashkuar në krah të Izraelit! Ne lutemi për sigurinë dhe paqen në Izrael!”, theksoi rabini Yehuda Teichtal, rabin i komunitetit hebraik në Berlin. Ai kishte ftuar në këtë shërbesë fetare ambasadorin izraelit në Berlin, Jeremy Issacharoff, ministren e Drejtësisë, Christine Lambrecht, ministren e Shtetit për Kulturën, Monika Grütters dhe kandidaten e Të Gjlërbërve për kancelare, Annalena Baerbock. Edhe në Gelsenkirchen u zhvillua një protestë e heshtur në sinagogën e Gelsenkrichenit. Në Würzburg të dielën parashikohet një miting i Shoqatës Gjermano-Izraelite.

Marre nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antisemitizmi gjermania hamas hebrenjte izraeli politika rripi i gaz urrejtja ndaj hebrenjve antisemitizmi gjermania hamas hebrenjte izraeli politika rripi i gaz urrejtja ndaj hebrenjve

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni