Politike

Jorida Tabaku: Shifra 1 mld €, abuzive. Kryeministrit nuk i besoj fare kur vjen puna te shifrat

E ftuar në EuroNews Albania, Tabaku u shpreh se kur vjen puna te shifrat nuk i bson fare Kryeminsitrit Edi Rama.
Featured image of article: Jorida Tabaku: Shifra 1 mld €, abuzive. Kryeministrit nuk i besoj fare kur vjen puna te shifrat Jorida Tabaku, ish-deputete e PD

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe fatura e përllogaritur nga qeveria për rindërtimin dhe u shpreh se shifra prej 1 miliard Euro duhet marrë me spekticizëm. E ftuar në EuroNews Albania, Tabaku u shpreh se kur vjen puna te shifrat nuk i beson fare Kryeminsitrit Edi Rama.

Shifra prej 1 miliard euro është abuzive sepse nuk kemi parë ende një raport zyrtar dhe një analizë zyrtare të dëmeve. Shpresoj që të kenë një raport, sepse shpeshherë, sidomos Rama, abuzon me këto shifra. Shifra është 25% e buxhetit vjetor. Më duket, grup i Bashkimit Evropian, Bankës Botërore. 4.5 mld Renci dhe mori 1.2 Italia në rastin e Amatriçes. E rëndësishme është që të menaxhohet puna së brendshmi, sepse nuk mund të varim shpresën se do të ndodhi diçka në Konferencën e Donatorëve”, tha Tabaku.

Ish-deputetja tha se opozita nuk ka bërë për asnjë moment fasadën në situatën e krijuar pas tërmetit, por ka dhënë opsionet e saj që nga dita e parë. “Ta harrojë Edi Rama se opozita është atje për të bërë fasadën e tij. Kemi dhënë opsionet  tona që në ditën e parë. Kemi bërë propozime konkrete, ka një paketë me 5 pika për të dalë nga situata. Kemi bërë propozimin dhe për të gjetur hapësirën në buxhet”, shtoi ish-deputetja e PD.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria u trondit nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima, qindra njerëz të plagosur dhe dëme të shumta materiale, bilanci i të cilave ende nuk ka përfunduar. Ajo që u vu re pas kësaj tronditjeje ishte se ekipet e shpëtimit në Shqipëri punonin me duar për të nxjerrë trupat nga rrënojat. Në ndihmë u erdhën ekipet kosovare, turke, serbe dhe shumë të tjera, të cilat sollën mjetet e nevojshme. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment