Showbiz

Jonida Maliqi shkon në Eurovision me 21 palë këpucë, por s’do besoni numrin e fustaneve që ka marrë me vete

Jonida Maliqi ka marrë 30 fustane, 21 palë këpucë dhe 6 çanta me vete, për udhëtimin e saj në Tel Aviv.
Featured image of article: Jonida Maliqi shkon në Eurovision me 21 palë këpucë, por s’do besoni numrin e fustaneve që ka marrë me vete Këngëtarja, Jonida Maliqi.

Jonida Maliqi është ikona e modës në Shqipëri dhe si e tillë, nuk mund të mungonin as valixhet e shumta që ajo ka marrë me vete në Tel Aviv, me veshje, këpucë dhe çanta.

Në shfaqjen e parë në tapetin portokalli ajo kishte veshur një fustan ngjyrë blu me një rrip që kishte të gjitha ngjyrat e ylberit, që ngjasonte me flamurin e komunitetit LGBT, detaj i cili tërhoqi vëmendjen e mediave në Tel Aviv.

Por, se do të ishin aq të shumta në numër veshjet që ajo kishte marrë me vete, nuk na kishte shkuar mendja!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E intervistuar nga stafi i ‘Eurovizion DE’ Jonida Maliqi ka treguar numrin e të gjitha veshjeve që ka marrë.

“Kam marrë shumë, 30 fustane, 21 palë këpucë , 6 çanta…”,-është shprehur këngëtarja gjatë intervistës.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment