Showbiz

Jonida Maliqi s’është e vetmja, edhe një tjetër këngëtare shqiptare s’ka marrë lekët nga RTSH

Linda Halimi është shprehur se nga RTSH ende nuk ka marrë lekët e festivalit.
Featured image of article: Jonida Maliqi s’është e vetmja, edhe një tjetër këngëtare shqiptare s’ka marrë lekët nga RTSH Jonida Maliqi
Përditësuar:

Tiranë- Këngëtarja e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, Jonida Maliqi tha se nuk i kishte marrë ende paratë që i takonin. Edhe pse RTSH duhet të paguajë për këngën fituese, Jonida deklaroi se s’kishte marrë para.

Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr,“-tha Jonida.

Por mesa duket Jonida Maliqi nuk qenka e vetmja. Edhe këngëtarja Lindita Halimi ka deklaruar se nuk ka marrë paratë për këngën fituese nga RTSH. Duke iu përgjigjur pyetjes së fansave në InstaStory, këngëtarja deklaroi se nuk e di nëse do të rikthehet ndonjëherë në festivalet shqiptare sepse ende nuk ka marrë lekët nga RTSH.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment