Showbiz

Jonida Maliqi nxjerr në pah gabimin e madh në Eurovision, Shqipëria rënditet më lart

Edhe pse Eurovision 2019 përfundoi, ende dalin detaje nga festivali i madh. Me sa duket numërimi është kryer gabim dhe Jonida Maliqi duhet të ishte rënditur një vend më lart.
Featured image of article: Jonida Maliqi nxjerr në pah gabimin e madh në Eurovision, Shqipëria rënditet më lart Jonida Maliqi, këngëtare.

IZRAEL– Eurosong 2019 u fitua nga Hollanda me këngën “Arcade”. Në këtë rënditje, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja, Jonida Maliqi zuri vendin e 18-të. Por, mesa duket një gabim në numërim votash i bërë në mënyrë të shkujdesur në Eurovision 2019, i ka kushtuar një vend më lart Shqipërisë.

Pikët janë rillogaritur edhe njëherë duke e rënditur këngën e Jonida Maliqit, “Ktheju Tokës” një vend më lartë, në rënditjen e 17-të.

“Rezultatet në Eurovision 2019 ndryshojnë pas rillogaritjes së votave të jurisë. Shqipëria përfundon një vend më lart se në natën finale”, – shkruan faqja në Instagram e “Eurovision Albania” duke nxjerrë tabelën tashmë të risistemuar.

Këngëtarja e ka publikuar këtë ndryshim dhe me siguri ndjehet krenare!

Postimi i Jonida Maliqit në InstaStory.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment