Sport

Jogi ndryshon mendje, i bën vend në kombëtare Hummelsit për “Euro 2020”

“Bild” ka raportuar ekskluzivisht të hënën se Thomas Müller (31 vjeç) në kombëtaren e Gjermanisë, të cilën Jogi Löw (61 vjeç) do të njoftojë të mërkurën. Por në këtë listë, thuhet se do të jetë edhe Mats Hummels (32 vjeç).
Featured image of article: Jogi ndryshon mendje, i bën vend në kombëtare Hummelsit për “Euro 2020”
Përditësuar:

GJERMANI – “Shefi” i mbrojtjes së Borussia Dortmund për herë të fundit e pa Jogi Löw drejtpërdrejt në finalen e kupës kundër Leipzig (4:1). Përshtypja që la atje, si gjatë gjithë sezonit, ishte mbresëlënëse!

Shifrat e Mats Hummels këtë sezon: 32 ndeshje dhe 5 gola në Bundesligë. Ai ka një mesatare prej 97 kontakteve me top, ku ka fituar 65 përqind të ndërhyrjeve të tij dhe kryen vetëm 28 gabime.

Ylli i Borussias nuk është më i shpejtë, por ka një lojë të jashtëzakonshme pozicionale. Përvoja e tij e madhe flet gjithashtu për të (pjesëmarrje në katër turne, kampion bote më 2014, 70 ndeshje ndërkombëtare me kombëtaren).

Ai për herë të fundit e veshi fanellën e kombëtares së Gjermanisë më 19 nëntor 2018, në një barazim 2-2 kundër Holandës. Katër muaj më vonë, Löw largoi Müller, Jérôme Boateng (32) dhe Hummels.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lojtari i Dortmundit foli për një “vendim të vështirë për t’u kuptuar sportiv”, perms një mesazhi në “Instagram”. Loew, mesa duket tani duhet ta rishikojë vendimin e tij. Të dy folën disa kohë më parë dhe së fundmi kishin kontakte në ditëlindjet e njëri-tjetrit.

A dëshiron Hummels edhe të kthehet pas largimit të tij të detyruar? Në fillim të vitit, ai kishte folur në “Sport Bild” për një kthim të tij në kombëtare: “Unë tashmë kam menduar shumë, kam qenë gjithmonë shumë emocional dhe i pasionuar pas kombëtares”.

Sipas “Bild”, Hummels nuk e fsheh, se dëshiron të veshë fanelën me shqiponjë përsëri në gjoksin e tij. Mundësisht në ndeshjen e parë kundër Francës. Por nëse Muller dhe Hummels mund të rikthehen, nuk ka gjasa që Löw të rikthejë Boateng në kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment