Editorial

Udhëtimi im në Europë, Amerika do të mbledhë bashkë demokracitë në botë

Udhëtimi vjen në një moment të pasigurisë globale, teksa bota ende po përballet me një pandemi të rrallë. Ky udhëtim ka të bëjë me realizimin e angazhimit të Amerikës ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë, demostrimin e kapacitetit të demokracive në botë për të përballuar sfidat dhe si një përpjekje për të parandaluar kërcënimet e kësaj epoke të re që të gjithë po përballemi.
Featured image of article: Udhëtimi im në Europë, Amerika do të mbledhë bashkë demokracitë në botë

SHBA– Sot unë nisem drejt Europës, në udhëtimin tim të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të jetë një takim i mbushur me takime me shumë nga partnerët tanë të afërt demokratë, përfshirë këtu Grupin e Shtatë Kombeve (G7), aleatët tanë të NATO-s, udhëheqësit e Bashkimit Europianë, si dhe presidentin Vladimir Putin.

Udhëtimi vjen në një moment të pasigurisë globale, teksa bota ende po përballet me një pandemi të rrallë. Ky udhëtim ka të bëjë me realizimin e angazhimit të Amerikës ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë, demostrimin e kapacitetit të demokracive në botë për të përballuar sfidat dhe si një përpjekje për të parandaluar kërcënimet e kësaj epoke të re që të gjithë po përballemi.

Teksa bota po përballet me një pandemi globale, me krizën klimaterike apo me aktivitetet e dëmshme të qeverisë së Kinës e Rusisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura që ta çojnë botë përpara, në një pozitë më të mirë sesa ndodhet. Falë Planit Amerikan të Shpëtimit dhe strategjisë sonë të vaksinimit, ekonomia jonë tani po rritet më shpejt se asnjëherë në gati 40 vite. Ne kemi krijuar më shumë vende pune në katër muajt e parë të administratës sonë, më shumë sesa çdo president tjetër. Pagat po rriten për punëtorët amerikanë. Teksa rimëkëmbja ekonomike e Amerikës po ndihmon në nxitjen e ekonomisë globale, ne do të jemi më të fortë dhe më të aftë kur të jemi krah për krah nga kombet që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për të ardhmen.

Kjo është axhenda ime në çdo ndalesë. Në Mbretërinë e Bashkuar, pas takimit me kryeministrin Boris Johnson për të afirmuar marrëdhëniet e veçanta midis kombeve tona, unë do të marr pjesë në samitin e G-7. Ky takim do të ketë në plan të parë synimin për përfundimin e kësaj pandemie, përmirësimin e sigurisë shëndetësore për të gjitha kombet, si dhe rimëkëmbja e fuqishme globale.

Ministrat e G-7-tës kanë bërë një angazhim të paparë për të ndërtuar një normë minimale globale të taksave prej të paktën 15 përqind dhe për t’i dhënë fund garës së taksimit të korporatave. Në çështjen e ndryshimit të klimës, ne do të kemi angazhimin për t’i dhënë një progres ambicioz që frenon krizën e klimës dhe krijon vende pune duke drejtuar një tranzicion global drejt energjisë së pastër.

Po ashtu, përmirësimi i aftësisë së demokracive për të konkurruar dhe mbrojtja e njerëzve tanë nga kërcënimet e paparashikuara, këkron angazhim intensiv. Demokracitë kryesore në botë duhet të ofrojnë një alternativë me standarde të larta ndaj Kinës për azhurnimin e infrastrukturës fizike, dixhitale dhe shëndetësore që është më ‘elastike’ dhe mbështet zhvillimin global.

Ndërsa teknologjitë e reja po riformojnë botën tonë në mënyra themelore, po ekspozohen dobësitë si sulmet kibernetike dhe duke krijuar kërcënime të tilla si mbikëqyrja e drejtuar nga inteligjenca artificiale. Në këto kushte, demokracitë e botës së bashku duhet të sigurojnë që vlerat tona të rregullojnë përdorimin dhe zhvillimin e këtyre inovacioneve dhe jo interesat vetjake.

Këto vlera të përbashkëta demokratike janë themeli i aleancës më të suksesshme në historinë botërore. Në Bruksel, në samitin e NATO-s, unë do të theksoj angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Nenit 5 dhe për të siguruar që aleanca jonë është e fortë përballë çdo sfide, përfshirë kërcënimet si sulmet kibernetike në infrastrukturën tonë kritike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Bruksel, unë do të takohem me presidentin e Komisionit Europian dhe presidentin e Këshillit Evropian për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara dhe Europa mund të punojnë në një koordinim të ngushtë mbi sfidat globale. Ne do të përqendrohemi në sigurimin që demokracitë e tregut, që Kina ose dikush tjetër, të mos shkruajnë rregullat e shekullit 21 rreth tregtisë dhe teknologjisë. Ne do të vazhdojmë të ndjekim qëllimin e një Europe të bashkuar, të lirë dhe në paqe.

Takimi me Vladimir Putin në Gjenevë, do të jetë pas diskutimeve të nivelit të lartë me miqtë, partnerët dhe aleatët që e shohin botën përmes së njëjtës lente si Shtetet e Bashkuara dhe me të cilët ne kemi rinovuar lidhjet tona dhe qëllimet e përbashkëta. Së bashku me Putin, do të adresojmë sfidat e Rusisë ndaj sigurisë europiane, duke filluar me agresionin e saj në Ukrainë dhe nuk do të ketë dyshim për vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur vlerat tona demokratike.

Në telefonataty e bëra me Presidentin Putin, unë kam qenë i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim me Rusinë për çështje të tilla si stabiliteti strategjik dhe kontrolli i armëve. Kjo është arsyeja pse unë veprova menjëherë për të zgjatur traktatin e ri START për pesë vjet dhe për të forcuar sigurinë e popullit amerikan dhe botës.

Në të njëjtën kohë, unë kam vendosur gjithashtu të ketë pasoja për sjelljet që cënojnë sovranitetin e SHBA, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet tona demokratike. Presidenti Putin e di që unë nuk do të hezitoj t’u përgjigjem aktiviteteve të dëmshme në të ardhmen. Kur të takohemi, unë do të nënvizoj përkushtimin e Shteteve të Bashkuara, Europës dhe demokracive të cilat janë në të njëjtën mendje për të dalë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit.

Pyetjet e rëndësishme që shtrohen; A mund të bashkohen demokracitë së bashku për të dhënë rezultate reale për njerëzit tanë në një botë që ndryshon me shpejtësi? A do të provojnë aleatët dhe institucionet demokratike të bëhen bashkë kundër kërcënimeve dhe kundërshtarëve të ditëve të sotme? Besoj se përgjigjja është po. Dhe këtë javë në Evropë, kemi shansin ta provojmë.

Përkthyer dhe përshatur nga Washington Post

(Kle.mu./dosja.al)

Shto Koment