
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar menjëherë pas lajmit se një vaksinë e re anti-Covid është prodhuar me efikasitet 94,5%. Ai është shprehur se ky është një lajm shumë i mirë por popullësia nuk duhet që të gëzohet ende, pasi rezultatet janë njësoj si më vaksinën e parë. Duhet një kohë e gjatë që të vihen në përdorim të njerëzve dhe deri në atë kohë të gjitha masat parandaluese do të qëndrojnë, siç janë distancimi social dhe mbajtja e maskës.
“Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është arsyeja tjetër për tu ndjerë me shpresë. Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë edhe me të dytën: jemi akoma muaj larg. Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe maskën për të vënë nën kontroll virusin,” ka shkruar Biden.
Today’s news of a second vaccine is further reason to feel hopeful. What was true with the first vaccine remains true with the second: we are still months away. Until then, Americans need to continue to practice social-distancing and mask-wearing to get the virus under control.
— Joe Biden (@JoeBiden) November 16, 2020
Kompania amerikanë Moderna publikoi dje vaksinën e dytë anti-Covid të prodhuar në SHBA. Vaksina thuhet se është me efikasitët 94,5 % dhe mund të ruhet deri në minus 20 gradë.
(I.A/dosja.al)