LIVE UPDATES
Bota

Joe Biden pritet t’ua vështirësojë jetën kleptokratëve në gjithë botën

5 Dhjetor 2020, 16:05 Nga DOSJA
Joe Biden pritet t’ua vështirësojë jetën

SHBA– Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, pritet të ndërmarrë një goditje të fortë ndaj financave të paligjshme, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe jashtë saj. Kjo do të jetë nga një prioritetet kryesore të administratës së tij, dhe ky operacion mund të ketë pasoja të mëdha në luftën kundër korrupsionit në mbarë globin.

Biden, që zëvendëspresident drejtoi luftën e administratës Obama kundër korrupsionit dhe kleptokracisë, është zotuar vazhdimisht që ta ketë në fokus këtë luftë edhe si president. Dy vjet më parë, Biden dhe ish-këshilltari i tij Michael Carpenter, paralajmëruan në një shkrim për portalin Politico.com mbi kërcënimin që paraqesin paratë e huaja me origjinë të panjohur,mbi integritetin e zgjedhjeve amerikane.

Biden u bëri sërish jehonë këtyre shqetësimeve në një ese të botuar në“Foreing Affairs” pranverën e këtij viti. “Unë do të drejtoj përpjekjet ndërkombëtare për të bërë transparencë në sistemin financiar global, për të hetuar parajsat e paligjshme fiskale, për të sekuestruar pasuritë e vjedhura, dhe për t’ua bërë më të vështirë jetën udhëheqësve që vjedhin paratë e popullit,për t’i fshehur më pas në kompanitë off-shore”- shkroi ndër të tjera ai.

Ndërkohë edhe emri i përzgjedhur prej tij për postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, i tha Politico-s, se një nga synime e tij kryesore është të bëjë “bashkë aleatët tanë për të luftuar korrupsionin dhe kleptokracinë, dhe për t’i imponuar sistemeve të kapitalizmit autoritar të jenë më transparente dhe të marrin pjesë në një sistem të bazuar tek rregullat”.

Një zyrtar i tranzicionit presidencial, tha se “presidenti i zgjedhur Biden e ka luftën kundër korrupsionit në shtëpi dhe nëpër botë një element kryesor të axhendës së tij”.“Ajo do të jetë absolutisht thelbësore për administratën e ardhshme. Unë mendoj se ai ka një axhendë të gjerë për të luftuar korrupsionin dhe kleptokracinë”- thotë Carpenter, aktual menaxher i Qendrës Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global.

Dhe në fakt perspektivat duken premtuese, pasi goditja e korrupsionit dhe përmirësimi i transparencës financiare, gëzojnë mbështetje nga të dy partitë e mëdha. Një ligj që do të krijonte një regjistër të aseteve -dhe që do ta bënte shumë më të vështirë regjistrimin e kompanive off-shore në Shtetet e Bashkuara – është përfshirë në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, së bashku me një listë ligjesh të tjera anti-korrupsion.

Shtetet e Bashkuara janë një nga ekonomitë e fundit të përparuara, që vazhdojnë të lejojnë krijimin e kompanive anonime off-shore, dhe kjo ka bërë të mundur trafikun e qenieve njerëzore, terrorizmin dhe shmangien e sanksioneve. Aktualisht, kërkohen kontrolle më të rrepta mbi identitetin për t’u anëtarësuar në një bibliotekë, sesa për të hapur një kompani guaskë në çdo shtet të SHBA-së.

Vlerësimet mbi koston e korrupsionit në ekonominë globale, variojnë nga 1 në 2.6 trilionë dollarë në vit, dhe shumica e tyre është në botën në zhvillim. Nëse qoftë edhe një pjesë të atyre parave do të sekuestroheshin dhe përdoreshin nga qeveritë në vendin e tyre të origjinës, kjo shumë do t’i tejkalonte gjithsesi shpenzimet e ndihmës për zhvillim, të cilat në vitin 2018 arritën gati 166 miliardë dollarë në të gjithë botën.

“Do të ndryshohej gjendja e varfërisë globale”- thotë Gary Kalman, drejtori i Transparency International për SHBA-në. Por kjo luftë lidhet direkt edhe me sigurinë kombëtare. Sipas një raporti të botuar në fillim të këtij viti nga Fondi Gjerman Marshall, gjatë dekadës së kaluar, regjimet autoritare, kryesisht Rusia dhe Kina, kanë shpenzuar 300 milion dollarë – duke shfrytëzuar kryesisht boshllëqet ligjore – për të ndikuar në politikën e dhjetëra vendeve në botë.

“Ky plan zbraps vende si Rusia dhe Kina, që e përdorin sistemin tonë shumë të përshkueshëm dhe të errët, për të fshehur paratë e tyre në SHBA, aty ku ato janë më të sigurta, por pastaj edhe herë pas here për t’i përdorur ato për ndikim brenda vendit tonë”-thotë Michael McFaul, ambasador i SHBA-së në Rusi gjatë administratës Obama.

Theksi i Sullivan tek bashkëpunimi me aleatët për këtë mision, ka të ngjarë që të gjejë një gatishmëri të madhe, sidomos në qendrat e tjera kryesore bankare dhe ekonomike. “Britania Madhe është absolutisht e dëshiruar që të fillojë të punojë më ngushtë me SHBA-në në këtë fushë”- thotë Nate Sibley, studiues në Nismën kundër Kleptokracisë në Institutin Hadson, SHBA.

“Këto dy vende janë qendrat kryesore globale financiare”- shton ai. Biden drejtoi politikën e SHBA-së ndaj Ukrainës, ndërsa vendi nisi një rrugë të guximshme por ambicioze të reformave, në prag të revolucionit të vitit 2014. Ai u mbështet shumë tek presidenti i atëhershëm i vendit Petro Poroshenko, për të luftuar korrupsionin.

Madje shkoi deri aty sa të kërcënonte pezullimin e ndihmës prej 1 miliard dollarësh nga SHBA, për t’i bindur ukrainasit të shkarkonin Prokurorin e Përgjithshëm të korruptuar të Ukrainës, Viktor Shokin. Kjo përpjekje, që kishte mbështetje të gjerë nga qeveria e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, u përdor më vonë kundër Biden nga republikanët gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020.

Në Amerikën Qendrore, Biden drejtoi një paketë ndihme prej 750 milionë dollarësh, për të adresuar shkaqet kryesore të fluksit të refugjatëve dhe emigrantëve, duke bërë që shumica e fondeve të varen nga përpjekjet anti-korrupsion.

Ai u mbështet tek ish-presidenti i Guatemalës, për të zgjatur mandatin e një komisioni anti-korrupsion të mbështetur nga OKB.Mbështetja e SHBA-së për komisionin u zbeh gjatë administratës Trump, ndërsa ky i fundit kërkoi mbështetjen e Guatemalës për politikat e tij kryesore si ofertën e tij për rizgjedhje. Plani i ekipit të Biden për Amerikën Qendrore, premton ta vendosë “luftën kundër korrupsionit në zemër të politikës së SHBA-së në Amerikën Qendror.

Marrë nga: foreignpolicy

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni