BotaRajoni

Joe Biden premton mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën/ Cilët janë shqiptarët që kanë bërë thirrje pro tij..

Ndërkohë pas publikimit të bërë kanë ardhur reagime nga disa figura të njohura shqipitare që kanë shprehur vlersim për Joe Biden, si Veton Surroi, Albin Kurti dhe Dua Lipa.
Featured image of article: Joe Biden premton mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën/ Cilët janë shqiptarët që kanë bërë thirrje pro tij.. Joe Biden

SHBA- Në një shkrim të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyruia, rreth dy javë pra zgjedhjeve presidenciale është theksuar, mbështetja që kandidati demokrat Joe Biden ka shprehur për Shqipërinë dhe Kosovën.

Postimi është bërë në faqen e Facebook të gazetës dhe është venë në dukje mbështetja që Joe Biden ka ofruar për Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Në deklarat është thënë se Biden është një mik i hershëm i Shqipërisë dhe si president do vazhdojë të mbështes sigurinë e vendit, zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon. Gjithashtu ai ka bërë premtimin se do agazhohet për vazhdimin e arritjes së një marrëveshje midis Serbis dhe Kosovës. Ndërkohë pas publikimit kanë ardhur reagime nga disa figura të njohura shqiptare që kanë shprehur vlerësim për Joe Biden.

Publicisti Veton Surroi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Joe Biden meriton besim të plotë për premtimin e tij si president se do angazhdohet për zgjidhjen e një marrrëveshje midis Kosovë-Serbi, pasi është një nga të rrallët në Washingon që e ka diskutuar çështjen e Kosovës që në vitet 90-të.

Joe Biden, një prej të rrallëve në Ëashington që në vitet e hershme ’90-të na priste e dëgjonte, një prej të rrallëve që çështjen e lirisë e demokracisë në Kosovë e ish Jugosllavi e shndërroi së bashku me kolegët e tij , demokratë e republikanë, në kauzë të Kongresit e të SHBA-ve në tërësi. Në njeri konsistent dhe i fjalës meriton besimin e plotë për premtimin e tij si president për një angazhim të balansuar e të drejtë për të arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të njohjes së ndërsjellë dhe me respekt të tërësisë tokësore të Kosovës,”– thuhet në postimin e Veton Surroi.

Më pas dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvvendosja Albin Kurti ka shprehur mbështetje për kandidatin demokrat Joe Biden. Ndërmjet një video-mesazhi, ai ka ftuar shqiptarët që kanë të drejt vote në SHBA, të mbështesin Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për shqiptarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ju drejtohem sot për t’ju nxitur të votoni për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një votë për Biden është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkët të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë, të cilat gjithmonë kanë lidhur bashkë Shtetet e Bashkuara, Kosovën dhe diasporën shqiptare si aleatë të përkushtuar. Që nga vitet e ’90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan,”- ka thënë Albin Kurti.

Gjithashtu Biden ka marrë përkrahje dhe nga këngëtarja e njohur Dua Lipa, e cila ka theksuar se Joe Biden ka qendruar në mbështetje të Kososovs kur ata kanë kaluar një ktastrof njerëzore.

Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet,”– është shprehur Dua Lipa.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment