Rajoni

Joe Biden i shkruan letër shqiptarëve në Ditën e Falenderimeve: Do të shpëtojmë planetin, do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën

Letra është publikuar nga kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi. Joe Biden në letër ka shprehur  se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara. Githashtu ai ka thënë do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën, duke shprehur kështu mbështejen e tij për të gjitha vendet.
Featured image of article: Joe Biden i shkruan letër shqiptarëve në Ditën e Falenderimeve: Do të shpëtojmë planetin, do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën Joe Biden

SHBA-Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Letra është publikuar nga kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi. Joe Biden në letër ka shprehur  se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara. Githashtu ai ka thënë do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën, duke shprehur kështu mbështejen e tij për të gjitha vendet.

Letra e plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Agim, Dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara. Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë. Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë. Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin. Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar. Zoti ju bekoftë. Joe Biden,”-shkruhet në letër.

Joe Biden

 

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment