Bota

Joe Biden flet për menaxhimin e pandemisë në SHBA: Nuk do t’i detyroj amerikanët të vaksinohen, por do t’i inkurajoj për të bërë gjënë e duhur

Sipas BBC, në një intervistë të dhënë Biden ka thënë se nuk do i detyroj amerikanët të vaksinohen, por do i inkurajoj për të bërë gjënë e duhur.
Featured image of article: Joe Biden flet për menaxhimin e pandemisë në SHBA: Nuk do t’i detyroj amerikanët të vaksinohen, por do t’i inkurajoj për të bërë gjënë e duhur Joe Biden

SHBA-Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka folur për mënyrën e menaxhimit të pandemisë në Amerikë. Sipas BBC, në një intervistë të dhënë Biden ka thënë se nuk do i detyroj amerikanët të vaksinohen, por do i inkurajoj për të bërë gjënë e duhur.

“Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë si President, për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur”, u shpreh Biden.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, vaksinat anti-Covid deri tani janë prodhuar tre. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive dhe ka filluar shpërndarjen në Britaninë e Madhe. E dyta është nga AstraZeneca, ndërsa vaksina e fundit e prodhuar nga Moderna me efikasitet 94,5%. Ende nuk është bërë se ditur saktësisht se kur do të filloj shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendet e tjera të botës, pasi nuk kompanitë nuk kanë doza të mjaftueshme për të gjithë vendet.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment