PolitikeRajoni

Joe Biden bën Albin Kurtin të thyejë rregullat! Quajti Ramën dhe Thaçin “ekstremistë” se mbështetën Clintonin, si e përsëriti vetë gabimin kundër Trump (DEKLARATAT)

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u kërkonte shqiptarëve që ta votonin pasi Biden ishte mbështetës i palëkundur i shqiptarëve.
Featured image of article: Joe Biden bën Albin Kurtin të thyejë rregullat! Quajti Ramën dhe Thaçin “ekstremistë” se mbështetën Clintonin, si e përsëriti vetë gabimin kundër Trump (DEKLARATAT) Albin Kurti, Joe Biden, Edi Rama dhe Hashim Thaçi

PRISHTINË– Vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin Joe Biden për president të SHBA-ve. Në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Kurti u kërkonte shqiptarëve që ta votonin pasi Biden ishte mbështetës i palëkundur i shqiptarëve.

Për shqiptarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara, po ju drejtohem sot,  për t’ju nxitur që të votoni për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një votë për Joe Biden është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë, të cilat gjithmonë kanë lidhur Shtetet e Bashkuara, Kosovën dhe diasporën shqiptare si aleatë të përkushtuar. Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur  i shqiptarëve në Ballkan.  Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri ndërhyrje amerikane në Bosnjë dhe më pas në Kosovë; që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve të luftës dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës. Shqiptarët kanë një mik të vërtetë dhe alet të dëshmuar te Joe Biden. Një fitore e Biden-it do të kishte një ndikim pozitiv në të dy anët e Atlantikut. Do të sjellte vendet tona edhe më afër njëra-tjetrës në këtë kohë kritike, përderisa bota po lufton pandeminë më të keqe në më shumë se një shekull dhe përballet me kërcënime të reja ndaj të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit,”– është shprehur Kurti.

Ndërkohë që me deklaratën e bërë jo më larg se dy ditë më parë, Kurti shkeli mbi fjalët e tij. Vetëm pak kohë pasi kishte marrë detyrën, gjatë një interviste në një studio televizive, kreu i LVV-së, i cilësoi si ekstremistë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me qëndrimet e tyre në garën presidenciale amerikane katër vite më parë. Në një intervistë për Tv Dukagjinin, ai u shpreh se marrëdhëniet me SHBA nuk mund të forcohet duke shprehur mbështetje në garat e tyre elektorale.

E mbani mend fushatën e zotit Trump dhe zonjës Klinton. Presidenti i Kosovës që është sot, doli dhe e mbështeti zonjën Klinton. Kur fitoi zotiTrump e kapi një lloj paniku. Në atë kohë ka qenë e qartë në Kosovë dhe Shqipëri fitorja e Klinton. Tash po shkojnë all-in për Presidentin Trump. Këta janë ekstremista. Nuk ndërtohen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetje për një kandidat. Ambasadori Grennell e ka interesin për t’u dëshmuar në politikën ndërkombëtare me menaxhim të krizave e marrëveshje të bahçe. Është interes legjitim i tij. Viti 2020 është vit zgjedhor në SHBA. Nëse ne duam marrëdhënie të fuqishme, miqësi të përhershme me SHBA nuk duhet të përcakohemi në garat e tyre elektorale,”- tha Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo tani duket se gjithçka ka ndryshuar. Nëse ndonjë faktor tjetër poltik shpreh pëlqimin e tij për një figurë të caktuar është “ekstremizëm”, ndërsa nëse e bën Kurti, shqiptarët duhet ta dëgjojnë.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment