Sport

Ylli i ri që po shkëlqen me Atletico Madrid, lë pas Messin dhe Ronaldon

Ylli i Atletiko Madrid Joao Felix po shkëlqen duke arritur statistika të mahnitshme duke kaluar yje si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Featured image of article: Ylli i ri që po shkëlqen me Atletico Madrid, lë pas Messin dhe Ronaldon Lionel Messi, Joao Felix dhe Cristiano Ronaldo

SPANJË– Atletico Madrid goditi në merkato me afrimin në skuadër të sulmuesit portugez Joao Felix, i cili po shkëlqen në çdo ndeshje.

Ylli portugez në të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani me “Los Rojiblancos” ka arritur statistika të shkëlqyera duke lënë pas Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Joao Felix ka shënuar apo ka asistuar gol në çdo 36 minuta nga total  250 minuta që ka luajtur për Atletico Madrid në ndeshjet parasezonale.

Ylli argjentinas Messi nuk ka mundur të arrijë këto shifra as në sezonin kur ka shkëlqyer më shumë 2011-2012. Kohë kur ylli i Barcelonës shënoi 73 gola dhe asistoi 29 të tjerë në 5221 minuta, që me një përllogaritje i bie një gol ose asisti në çdo 51 minuta.

Shifrat e tij nuk i ka arritur as ylli i Juventus Cristiano Ronaldo i cili në 43 ndeshjet e para ka gjetur rrjetën vetëm 6 herë dhe ka bërë 11 asiste.

19 vjeçari e ka shënuar golin e tij të parë me klubin e Atletico Madrit në miqësoren 7-3 kundër Real Madridit, kundër të cilëve kishte bërë edhe dy asiste.

Fitorja 3-0 kundër MLS All-Stars erdhi si rezultat i një goli të shënuar nga  Joao dhe që asistoi në një tjetër, ndërsa talenti portugez shënoi dy gola kundër Juventusit.

Me katër gola dhe tri asiste vetëm gjatë ndeshjeve parasezonale, e bëjnë Joao Felixin tashmë njërin prej lojtarëve që do të shkelqejë gjatë sezonit 2019/20.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment