Sport

Joakim Lëv shpallet “armik” në Gjermani…

Nëse ai i shpëtoi shkarkimit nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit, ai nuk ka mundur të ndalë zemërimin e tifozëve të kombëtares, që janë zhgënjyer nga rezultati me iberikët dhe kërkojnë rishikimin e vendimit të federatës
Featured image of article: Joakim Lëv shpallet “armik” në Gjermani…
Përditësuar:

GJERMANI – Trajneri Joakimi Lëv, edhe pse humbi 6-0 ndaj Spanjës për Nations League, u rikonfirmua nga Federata Gjermane e Futbollit, në krye të pankinës së kombëtares së “pancerave” deri në përfundim të botërorit “Katar 2022”.

Por nëse trajneri 60-vjeçari, i cili ka nisur ta drejtojë Gjermaninë që nga Euro 2008, i shpëtoi shkarkimit nga drejtuesit e federatës gjermane të futbollit, ai nuk ka mundur të ndalë zemërimin e tifozëve të kombëtares, që janë zhgënjyer nga rezultati me iberikët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një anketë të bërë nga “Bild”, ata janë shprehur se nuk do t’i ndjekin më “pancerat” deri në momentin që Joakim Lëv të largohet nga ekipi. “Qëndrimi i Lëv është një turp, një tallje që u bë me tifozët dhe futbollin gjerman. Drejtuesit e federatës janë treguar arrogantë më këtë vendim i cili duhet rishikuar”,– shkruanin tifozët për “Bild”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment