Rajoni

Jo vetëm takimi me Emmanuel Macron, Avdullah Hoti nuk do të kthehet duarbosh në Kosovë, ja marrëveshjet që nënshkroi sot në Paris

Kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Hoti tregon se njëra marrëveshja ka të bëjë me lejimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë Franceze për Zhvillim, ndërsa tjetra është për lejimin e punësimit të familjarëve të diplomatëve.
Featured image of article: Jo vetëm takimi me Emmanuel Macron, Avdullah Hoti nuk do të kthehet duarbosh në Kosovë, ja marrëveshjet që nënshkroi sot në Paris Kreyeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti

KOSOVË- Përveç takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar edhe dy  marrëveshje sot në vizitën e tij në Paris.

Kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Hoti tregon se njëra marrëveshja ka të bëjë me lejimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë Franceze për Zhvillim, ndërsa tjetra është për lejimin e punësimit të familjarëve të diplomatëve.

“Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve. Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, trajnimi profesional etj”, ka shkruar Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera ai thotë se  nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve nënkupton thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Përveç mbështetjes që Franca i jep Kosovës nëpërmjet Bashkimit Evropian, këto dy marrëveshje shënojnë thellim konkret të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Francës janë duke përgatitur një numër marrëveshjesh, të cilat dëshmojnë kualitetin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Hoti.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment