Politike

Jo vetëm Kostaq Papa, Alimadhi bën deklaratën e fortë: Shumë firma të deputetëve nuk përputhen, i pashë dhe thashë, s’është e filanit, i dallova unë…

I ftuar në studion e FaxNews, Alimadhi tha se ka kërkuar mbledhje sepse ka vënë re që shumë prej firmave që ishin në atë listë, nuk përputheshin me atë të deputetëve në të vërtetë.
Featured image of article: Jo vetëm Kostaq Papa, Alimadhi bën deklaratën e fortë: Shumë firma të deputetëve nuk përputhen, i pashë dhe thashë, s’është e filanit, i dallova unë… Adriatik Alimadhi, Myslym Murrizi dhe Kostaq Papa

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur se ka qenë ai që e ka dalluar se firma që kishte vendosur Kostaq Papa për Paketën me ndryshime Kushtetuese, nuk ishte vërtetë e Papës.

I ftuar në studion e FaxNews, Alimadhi tha se ka kërkuar mbledhje sepse ka vënë re që shumë prej firmave që ishin në atë listë, nuk përputheshin me atë të deputetëve në të vërtetë.

Nuk e kam akuzuar Murrizin, kam kërkuar në mbledhjen e përbashkët, sepse në listë ka firma që nuk përputhen. Duke e parë listeën kam thënë që kjo nuk është lista e filan deputeti (Kostaq Papës) . Me vjen keq që Murrizi hyn në këtë proces. Z. Murrizi të ndjekë procedurat e tij dhe jo të bëhet pjesë të thirr deputetëve për firmën e tij nëse janë reale apo jo firmat,”– tha Alimadhi.

Ditën e sotme, votimi i Paketës ndryshime Kushtetuese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, listat e hapura dhe pragun elektoral për partitë e vogla në 5% u shoqërua me replika.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputetët e opozitës së re nuk ishin të sigurtë se kush ishte deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës. Në fund, Papa tha se do të votojë prapë me dorën e tij, pasi më herët i dhimbte dora.

Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë ka hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment