Sport

Jo vetëm Dembele, Klopp tani kërkon edhe një super talent të Real Madridit

Liverpool, ashtu si edhe PSG, kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar nëse ai do të ishte i gatshëm për t’u larguar nga Madridi.
Featured image of article: Jo vetëm Dembele, Klopp tani kërkon edhe një super talent të Real Madridit Jurgen Klopp

Liverpool është vënë në lëvizje për talentin e Real Madridit, Vinicius Junior. Drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar brazilianin për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Trajneri Jurgen Klopp e vlerëson shumë 19-vjeçarin, për të cilin Të Kuqtë janë interesuar edhe vitin e kaluar. Liverpool, ashtu si edhe PSG, kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar nëse ai do të ishte i gatshëm për t’u larguar nga Madridi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vinicius ka shkëlqyer këtë sezon, por i duhet të luftojë për një vend në formacion pas rikuperimit nga dëmtimet të Eden Hazard dhe Marco Asensio.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment