Sport

Jo vetëm Bayern, tani edhe Barcelona kërkon yllin e Guardiolës

Vlera e tij tani do të shtohet, fat për klubin anglez
Featured image of article: Jo vetëm Bayern, tani edhe Barcelona kërkon yllin e Guardiolës Pep Guardiola

Leroy Sane mund të mos përfundojë te Bayern. Vjet klubi bavarez ishte shumë pranë sulmuesit gjerman, por ai u dëmtua pak ditë para marrëveshjes dhe nuk mund të shkëputej dot nga Manchester City.

Kampionët e Gjermanisë sërish e duan në skuadër, por interes së fundmi ka shfaqur dhe Barcelona. Katalanasit mund të futen në garë për të rrëmbyer lojtarin e kombëtares gjermane dhe kjo shton vlerën e tij në treg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse Bayern po mendonte për ta blerë më pak se 100 mln euro, ndoshta kjo shifër do të kërkohet sërish nga Man. City dhe madje edhe më shumë se kaq. E gjitha është në dorën e Barcelonës dhe të lojtarit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment