Aktualitet

Jo vetëm armën, atentatorët e Aleksandër Dedës lanë pas edhe një tjetër ‘gjurmë’, celulari që mund të zbardhë emrin e personit që e donte të vdekur ‘Leksin e Druve’

Target e mjetit të llojit “Audi”, ‘AA 481 IU’ janë raportuar të vjedhura më herët. Brenda mjetit, siç raportoi edhe Dosja.al një ditë më parë, autorët kishin harruar edhe një armë zjarri të llojit ‘automatik model 56’.
Featured image of article: Jo vetëm armën, atentatorët e Aleksandër Dedës lanë pas edhe një tjetër ‘gjurmë’, celulari që mund të zbardhë emrin e personit që e donte të vdekur ‘Leksin e Druve’ Pamje nga vendi i ngjarjes dhe Aleksandër Deda

LEZHËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Aleksandër Dedës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Mësohet se pranë mjetit që përdorën autorët, i cili u gjet i djegur në Pllanë të Lezhës, pak minuta pas ngjarjes është gjetur dhe një telefon i llojit “Nokia”.

Targat e mjetit të llojit “Audi”, ‘AA 481 IU’ janë raportuar të vjedhura më herët. Brenda mjetit, siç raportoi edhe Dosja.al një ditë më parë, autorët kishin harruar edhe një armë zjarri të llojit ‘automatik model 56’.

Aparati i celularit është sekuestruar dhe telefonatat apo mesazhet e shkëmbyera me anë të tij, mund të çojnë në zbardhjen e personit që e donte të vdekur ‘Leksin e Druve’ e të qitësve. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të kenë pasur gisht në këtë ngjarje. Vetë Deda ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore pas plagosjes.

Edhe dëshmia e tij është thelbësore për hetuesit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Lezhë-Laç. Një makinë tip “Audi”, i është afruar asaj të biznesmenit dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të plagosur. Teksa sulmohej me plumba, 42-vjeçari ka manovruar mjetin, dhe ashtu i gjakosur ka ardhur në spitalin e Traumës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment