Politike

‘Jo po azilkërkuesit, jo po kjo, jo po ajo’, Rama dhëmbë për dhëmbë me Macron: Këto janë bishta (VD)

Rama u shpreh se kundër Shqipërisë ka qenë Franca e cila është kudnër zgjerimit në sqarim dhe nuk duhet thënë se faji është i azik kërkuesve.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat pas dështimit me negociatat ka thënë se Macron duhet të tregohet i sinqertë me ato që thotëe për Shqipërinë. Rama u shpreh se kundër Shqipërisë ka qenë Franca e cila është kudnër zgjerimit në sqarim dhe nuk duhet thënë se faji është i azik kërkuesve.

PJESË NGA DEKLARATA

Maqedonia ka 14 vjet që pret të çelë negocitata. E detyruan të ndrrojë emrin, identitetin duke premtuar që u bë kjo dhe u zgjidh dhe ia ku jemi. Kishte plot që thoshtin do ndahen, asnjëherë nuk ka qënë një opsion. Ata ndërruan emrin, përfytyroni të ndryshoh emrin e vendit dhe të mos marrësh dot “Po”. Asgjë nuk bënin dot më shumë. Por u gjendën brenda një përplasjeje. Nuk është thjesht për zgjerimin por edhe për elementë të tjerë. Mund të jenë dakord të gjithë, mjafton njëri të thotë jo dhe është jo. Kryeministri i  Hollandës tha se Shqipëria ka bërë shumë por jo mjaftueshëm. Por mjaftueshëm lidhur me çfarë. Nëse krahasojmë çfarë na është kërkuar dhe çfarë kemi bërë, në krahasim me vendet e tjera është shumë. Nëse ne e bëjmë këtë e bëjmë për veten tonë. POr në momentin që i ke vënë barrikadën procesit duke ngritur shqetësimin se kështu nuk vazhdohet më shtimi i bishtave nuk është korrekt. Cilido vend të ishte nuk do ta merrte ponë. Macron ishte brutalisht i hapur. Vuri në pikëpyetje gjithë negociatat. E quajti një proces burokratik, por ku hymë ne me këtë mes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dështimit të negociatave, kryeministrit Edi Rama heq përgjegjësinë nga qeveria. Rama tha se “JO-ja” erdhi si pasojë e politikave të brendshme të Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë ka reaguar dhe për fëmijën 9-vjeçar, Alvin Berisha, duke treguar se nuk mund të bëhej një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

(k.m. dosja.al)

Shto Koment