Politike

“JO”-ja për negociatat/ Macron: Shqipëria ka bërë progres, por ka probleme me emigrimin, s’jemi gati për të hapur dyert (VD)

Shqipëria ka bërë progres, por jo sa duhet. Kjo sipas tij është arsyeja pse Franca nuk dha "OK" për vendin tonë.

BRUKSEL- Përmes një konference për mediat nga Brukseli, presidenti i Francës, Emanuel Macron deklaroi se Shqipëria ka bërë progres, por jo sa duhet. Kjo sipas tij është arsyeja pse Franca nuk dha “OK” për vendin tonë.

“Është bërë progres nga Shqipëria, por jo sa duhet. Patëm një diskutim të gjatë. Pas reformave tona, do të vazhdojmë me zgjerimin. BE ka probleme të brendshme. Shqipëria po kalon disa reforma të mëdha. Nëse hapim dyert, mund të na refuzojnë për këtë. Të reformojmë BE na duhet strategji dhe besueshmëri”, theksoi Macron gjatë konferencës për mediat.

Dua të besoj për një Europë të përgjithshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha dhe të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit të tyre. Ne e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende, ka disa situata që nuk janë ende të kontrolluara, ka probleme me emigrimin.  Si t’ua shpjegoi francezëve që Shqipëria është vendi i dytë azilkërkues në Francë. Shqipëria konsiderohet vend i sigurt dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta shpjegojmë. Kemi probleme me numrin e e azilkërkuesve. Nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por ka disa vende që kanë një problem të tillë, janë probleme që duhen rregulluar. Ka disa kushte që nuk plotësohen. Duhet gjetur zgjidhja e duhur që është e lidhur me principet tona. Kjo është një çështje për Shqipërinë dhe duhet zgjidhur, por nuk është kjo arsyeja kryesore për qëndrimin e Francës. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt Bashkimi Europian ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm.

Dihet që nëse nuk i hapim derën këtu, ndoshta nuk do të ketë përpjekje, por prapë kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Nëse ne do të vijojmë me reformat tona, atëherë mund të vijojmë më tej me procesin e zgjerimit, pasi nuk mjaft thjesht hapja e dyerve ndaj këtyre vende. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende të cilat kërkojnë të bëhen pjesë e BE-së. Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces. Duhet parë patjetër hapat e mëtejshëm se çfarë mund të bëjmë me këtë axhendë, procesi duhet parë i gjithi”, tha Macron, teksa vuri në dukje se një ndër problemet kryesore është ai i emigrimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu Macron komentoi edhe çështjen e BREXIT me Britaninë. Ai tha se më në fund është arritur një marrëveshje. “Duhet ti qëndrojmë besnik datës 31 tetor për largimin e Britanisë. Johnson u kritikua por marrëveshjen e arriti. Më në fund gjetëm një marrëveshje me Britaninë”, u shpreh ai.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”.  Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

(E.S. Dosja.al)

Një Koment në ““JO”-ja për negociatat/ Macron: Shqipëria ka bërë progres, por ka probleme me emigrimin, s’jemi gati për të hapur dyert (VD)

  1. Shume analize te sakte i ke bere Zoti Macron.Gjithcka qe ke thene eshte e vertet.Edhe shtetet e tjera qe thane Po na mbajten me hater.Me vjen keq per Maqedonine e Veriut se eshte shume me lart se Shqiperua ne te gjithe treguesit.U dogj nga Shqiperia

Shto Koment