LIVE UPDATES
Insights

‘Jo’ ‘Mini-Jugosllavisë’ së Vuçiç-Rama

30 Shtator 2019, 14:01 Nga DOSJA
‘Jo’ ‘Mini-Jugosllavisë’ së

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, paralajmëroi  një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në qytetin serb Novi Sad, më 9-10 tetor 2019. Qëllimi është një ide e vjetër, por tani po quhet ‘Mini-Shengeni ballkanik’: ‘Kam patur një takim të rëndësishëm me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë. Jemi pajtuar që të punojmë për veten tonë dhe rajonin tonë, për një treg të përbashkët. Ndoshta është diçka revolucionare, por popujt e Ballkanit nuk mund t’i shërbejnë vetëm të tjerëve pasi mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme për veten e tyre’-tha Vuçiç gjatë fjalimit në OKB.

Tregu i përbashkët ekonomik u shtrua si ide në Samitin e Triestes në korrik 2017, ku u miratua edhe një plan veprimi për bashkëpunim ekonomik rajonal. Në deklaratën pas përfundimit të Samitit, ku morën pjesë Kancelarja Merkel, Presidenti Macron, ish-Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, dhe liderët e 6 vendeve ballkanike, thuhej, ndër të tjera, se “Kjo hapësirë ekonomike rajonale do të ndihmojë për të çliruar potencialin e madh të rajonit, me gati 20 milionë banorë, duke krijuar mundësi më të mira dhe më të qëndrueshme ekonomike për të gjithë dhe duke tërhequr vëllim më të madh të investimeve direkte të huaja se që do ta bëjnë përpjekjet aktuale individuale të shteteve…”. Plani për Hapësirën Rajonale Ekonomike u hartua nga Komisioni Evropian, pas dështimit të iniciativës për union doganor, që u refuzua nga Kosova dhe Mali i Zi, që nuk janë ftuar kësaj radhe nga Vuçiç për bisedime në Serbi.

Nuk është e vështirë të kuptohet se pas idesë së Vuçic qëndron ekonomia e Serbisë dhe roli paternalist që kërkon të marrë Beogradi në rajon, me të ashtuquajturin ‘Mini-Shengen’, i cili, pa Kosovën dhe Malin e Zi do të jetë një ‘Mini-Jugosllavi’, shumë e rrezikshme për Shqipërinë.

Ekonomia serbe e ka ndjerë thellë taksën 100 për qind të vënë nga qeveria e Haradinajt në nëntor 2018 dhe duket se nuk shpreson që Prishtina do të tërhiqet, sepse e ka kushtëzuar heqjen me njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, ndërsa Vuçiç ka përsëritur se nuk mund të ketë dialog pa heqjen e taksës. Ndaj Beogradi po përpiqet t’I dalë të keqes përpara, sepse, siç tha Vuçiç në OKB, “taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve ka bërë që Serbia të humbë 350 milionë euro”.

Partia ‘Zgjidhja’ e ka kundërshtuar fuqishëm idenë e Vuçiç-Rama, sepse ajo do ta falimentonte përfundimisht ekonominë shqiptare dhe Shqipëria, në vend që të rrugëtojë drejt Brukselit, do të jetë një vasale për bukë e Beogradit.

 “Mini-Jugosllavia’, që Vuçic e quan ‘Mini-Shengeni ballkanik’, jo vetëm do të jetë thikë pas shpine e Shqipërisë ndaj Kosovës që sabotohet kudo nga Serbia, nga OKB-ja deri te federatat e sporteve, por do të jetë vrasje ekonomike për Shqipërinë. 

Shqipëria do të humbasë shumë nga një zonë e lirë ekonomike, nga bashkimi ekonomik me vendet sllave të rajonit, sepse është e papërgatitur. Vendet sllave të rajonit janë shumë tërheqëse për investimet e huaja, ndërsa Shqipëria nuk merr dot një dollar.

Nga Samiti i Berlinit në vitin 2014, në atë të Triestes në 2017 dhe këtë të Poznanit, në korrik 2019, Shqipëria nuk mori investime të huaja, sepse nuk çoi projekte dhe në vend nuk ka as liri politike dhe as liri ekonomike që do të favorizonin thithjen e investimeve të huaja. Ato janë zëvendësuar me PPP-të shkatërruese që po falimentojnë buxhetin dhe po rritin frikshëm borxhin publik.

Në Samitin e Triestes, Shqipëria nuk prezantoi asnjë projekt dhe financimet e BE-së prej 550 milionë eurosh shkuan për Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën. Edhe Samiti i Poznanit e la Shqipërinë pa financime, edhe pse BE vendosi rreth 700 milionë euro për vendet e Ballkanit, ku Bosnja dhe Maqedonia e Veriut, morën financime për 3 projekte në fushën e transportit dhe gazit natyror, Kosova përfitoi 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia mori financimin për ndërtimin e një linje të re interkonjeksioni për energjinë.

‘Mini-Jugosllavia” do të falimentojë bujqësinë shqiptare përfundimisht dhe do të mbysë vendin me produkte sllave. Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë rregulluar tregun e tokës bujqësore dhe kanë një politikë shumë të avancuar për investimet dhe subvencionet në bujqësi, ndërsa sot prodhimi bujqësor i Shqipërisë është i krahasueshëm me atë të viteve ’30. Produktet e vendeve sllave do të mbysin tregun, duke falimentuar fermerët, rritur varfërinë, papunësinë dhe eksodin shqiptar. Shqipëria e subvencionon bujqësinë 3 euro për ha, Serbia 80 euro për ha, Kosova 45 euro për ha, Bosnja 31 euro për ha, Mali i zi 21 euro për ha dhe Maqedonia 145 euro për ha. Sa për krahasim, në Shqipëri bujqësia përbën 20 % të GDP dhe buxheti për të vjet ishte rreth 9 milionë euro. Në Maqedoni ku bujqësia përbën vetëm 8 % të GDP-së, qeveria i jep një buxhet prej 180 milionë eurosh. Këto shifra tregojnë mjerimin e Shqipërisë dhe prapambetjen që kemi dhe është e sigurtë që Shqipëria nuk do ta bëjë dot as bujqësinë, duke përfunduar që të ushqehemi me produktet sllave.

Në vend të këtyre ideve asgjësuese për shqiptarët, ‘Zgjidhja’ ka prezantuar si prioritet numër një që Shqipëria dhe Kosova ta prodhojnë vetë ushqimin bazë të popullit. Kosova është shumë më përpara dhe vendosja e taksës ndaj produketeve serbe e fuqizoi edhe më tepër prodhimin vendas, por jo bashkëpunimin dhe shkëmbimin tregtar me Shqipërinë, kur duhej të ndodhte e kundërta. Qeveritë e Ramës kanë bërë vetëm mbledhje spektakolare me qeveritë e Kosovës, por pas krahëve kanë bashkëpunuar me Serbinë, siç edhe duan.

‘Zgjidhja’ e rikthekson se, më shumë se një çështje ekonomike, siguria ushqimore dhe aftësia e shteteve shqiptare që të prodhojnë vetë ushqimin, ka të bëjë me sovranitetin, sigurinë dhe interesat tona strategjike në përballimin e konkurencës afatgjatë me sllavët më të shumtë në numër, më të organizuar dhe më të fortë se ne. Bashkimi ynë ekonomik duhet të jetë parësor, ndërsa ‘Mini-Jugosllavia’ është nisja e asgjësimit të Shqipërisë dhe izolimit të Kosovës nga Beogradi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog aleksandar vucic edi rama koço kokëdhima aleksandar vucic edi rama koço kokëdhima

Sondazh

Poll
Insights 29 Shtator 2019, 05:29

Nuk e kanë me Gretën

Nuk e kanë me Gretën, por me Malenën dhe Svanten. “U bo kjo vajza e Malenës dhe e Svantës të mbajë fjalim në OKB!”. Pastaj vazhdojnë: “unë e k...

Insights 27 Shtator 2019, 12:09

Populistët e mallkuar

Çfarë dite! Mëngjesin e ditës së martë, Gjykata e Lartë në Britani mori një vendim ndaj kryeministrit Boris Johnson, gjë që në kohë normale do të ishte q...

Insights 25 Shtator 2019, 15:29

Konsullata shqiptare në NY dhe KM i eksituar!

SHBA- Pas dy viteve ne SHBA, me erdhi dita te trokase ne deren e Konsullates shqiptare ne Nju Jork per te aplikuar per pasaporten shqiptare! Rastesisht, takimi ...

Insights 23 Shtator 2019, 21:17

Mos hamë më çorbë derri!

Tërmeti po na bie në qafë, por duhet ta përballojmë me kurajo, me zemër të bardhë, me besim dhe mënçuri sa mundim!Po budallallikut pas tërmetit çf...

Insights 23 Shtator 2019, 14:00

Umberto Eco: Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

Jam argëtuar shumë nga një lajm që doli në Internet në lidhje me idiotët. Për ata që nuk e kanë ndjekur, u raportua në mediat online dhe në ato të shkruara se n...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni