Sociale

“Jo me sende e zhurmë”, pediatrja Lira Gjika këshillon prindërit si të surprizojnë fëmijët në prag festash

"Presin të ndodhë diçka e mirë, që t’i kënaqë shumë. Prindër. të rritur, përpiquni që vërtet fëmijët të kënaqen, të befasohen nga gëzimi, që provojnë, sepse festat kanë vetinë, që të vendosin paqe, mes njerëzve, në familje apo në komunitet."-shkruan Gjika.
Featured image of article: “Jo me sende e zhurmë”, pediatrja Lira Gjika këshillon prindërit si të surprizojnë fëmijët në prag festash Foto ilsutruese

TIRANË- Teksa kemi  hyrë zyrtarisht në muajin e festave që priten me shumë dashuri jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga të rriturit.

Magjia e festave të ju jep fëmijëve një ndjesi të pa përshkrueshme, nga  e cila nuk duan të ndahen për shumë gjatë.

Ndërkohë përmes një  postimi  në rrjetet sociale pediatrja e njohur Lira Gjika, ka dhënë disa këshilla  për çdo prind që në një mënyrë apo në një tjetër të bëjë të lumtur fëmijët gjatë ditëve të festave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Fëmijët i duan shumë festat, ata i presin me padurim. Presin të ndodhë diçka e mirë, që t’i kënaqë shumë. Prindër. të rritur, përpiquni që vërtet fëmijët të kënaqen, të befasohen nga gëzimi, që provojnë, sepse festat kanë vetinë, që të vendosin paqe, mes njerëzve, në familje apo në komunitet. Fëmijët e dinë dhe e ndjejnë këtë gjë, prandaj e presin. Prindër dhe të rritur të tjerë, përpiquni që pas këtyre ditëve të vështira, që po kalojmë dhe fëmijët janë ata, që kanë vuajtur dhe janë trembur më shumë, tua bëjmë realitet këtë të vërtetë të festës dhe, jo thjesht me sende e zhurmë, por në radhë të parë, me dashurinë tuaj, atë, që ndjeni realisht në shpirtin tuaj për ta. Lira Gjika.”-shkruan pediatrja.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment