Sport

Jo më kot konsiderohet si stadiumi më i bukur në botë, “Santiago Bernabeu” do ketë bar të lëvizshëm

Në këtë mënyrë klubi i Realit të Madridit do të rriste ndjeshëm arkëtimet nga stadiumi, pasi nuk do ta përdorte vetëm për ndeshjet pritëse
Featured image of article: Jo më kot konsiderohet si stadiumi më i bukur në botë, “Santiago Bernabeu” do ketë bar të lëvizshëm

SPANJË-Real Madrid po planifikon një ndërhyrje në stadiumin “Santiago Bernabeu”, për ta bërë më luksoz dhe me një “look” tërësisht modern, praktik e funksional për të pritur jo vetëm ndeshje futbolli, por çdo lloj spektakli tjetër.

Detajet i zbulojnë mediat spanjolle, sipas të cilave bari i fushës pas rikonstruksionit, do të jetë i lëvizshëm, nëpërmjet përdorimit të disa tavolinave gjigante, në mënyrë që terreni të përdoret edhe për aktivitete të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ideja e drejtuesve është që aty të mbahen koncerte, të luhen ndeshje basketbolli, apo sporte të tjera, por pa dëmtuar barin, që do të “zhduket” nëpërmjet tavolinave të mëdha dhe do të rikthehet sërish pas përfundimit të aktiviteteve.

Në këtë mënyrë klubi i Realit të Madridit do të rriste ndjeshëm arkëtimet nga stadiumi, pasi nuk do ta përdorte vetëm për ndeshjet pritëse, por për një numër shumë të madh aktivitetesh në kryeqytetin spanjoll.

Shto Koment