Aktualitet

“Jo çdo pacient do marrë të gjitha medikamentet e rimbursuara”/ Manastirliu flet troç: S’është puna hajde japim ilaçe, e dinë mjekët atë punë…

VIDEO
Mjeku i familjes eshte ai qe konsideron te gjitha medikamentet qe jane pjese e paketes te rimbursimit, tha ministrja Manastirliu.
Featured image of article: “Jo çdo pacient do marrë të gjitha medikamentet e rimbursuara”/ Manastirliu flet troç: S’është puna hajde japim ilaçe, e dinë mjekët atë punë… Ogerta Manastirliu

TIRANË– Jo çdo pacient do ti marrë ilaçet e rimbursuara nga paketa që ofrohet nga qeveria. Kjo ishte deklarata që bëri ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për mediat ditën e sotme.

Ndër të tjera Manastirliu tha se është mjeku i familjes ai që vendos se cilat ilaçe do ti jepen pacientit që është i infektuar me Covid.


Nuk është puna të japim ilaçe, hajde japim ilaçe, hajde të rimbursojmë…puna është sa mirë do të bëjnë këti medikamente. Dhe këtë e vendos vetëm mjeku i familjes. Ashtu siç e tha edhe doktoreshë Bruna, jo çdo pacient do të marrë të rimbursuara të gjitha medikamenetet që janë pjesë e paketës, por ato që konsideron mjeku i familjes. Ai konsideron gjithçka.’– tha Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJM I MADH: Manastirliut i ‘bie maska e detyrueshme’, s’i dalin shifrat: Sapo shënuam javën me më shumë vdekje! Ilaçet e rimbursueshme i vendosin mjekët. Binos i merret fryma: Mësohuni se do i mbani dhe pas daljes së vaksinë

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment