Showbiz

“Jo çupë, as vajzë përkëdhelake”, Dojna Mema: Kush më mësoi të jem grua (FOTO)

Së fundmi Dojna ka postuar  fotot e dy zonjave që e mësuan të jetë grua. Jo çupë e vajzë e përkëdhelur, por grua. Dhe ato janë gjyshja dhe nënë Balja.
Featured image of article: “Jo çupë, as vajzë përkëdhelake”, Dojna Mema: Kush më mësoi të jem grua (FOTO) Dojna Mema

TIRANË–  Moderatorja e njohur, Dojna Mema është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, sidomos për grupmoshat e reja që e ndjekin atë edhe përmes rrjeteve sociale.

Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku edhe ka treguar se është shumë e lidhur me gjyshen e saj. Tashmë që i ka hapur edhe një profil të sajin në Instagram nuk ka njeri që nuk e njeh gjyshen e Dojnës.

Së fundmi Dojna ka postuar  fotot e dy zonjave që e mësuan të jetë grua. Jo çupë e vajzë e përkëdhelur, por grua. Dhe ato janë gjyshja dhe nënë Balja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Dojnës në Instagram

“Këto dy Zonja(motra) më kanë mësuar se çdo të thotë të jesh Grua! Jo çupë, as vajzë përkëdhelake, por Grua! Gjyshja ime më vendosmerinë e një 17 vjeçareje që ja del të bëjë Universitet pa mama e baba, të bëjë karrierë, të ngulë këmbë fort derisa t’ia dalë, pa i rene shkurt. E ndërsa Nëna Balja me thjështesinë me të sinqertë, teksa më zgjat paratë që kursen nga pensioni dhe më thotë: Merri të lutem, se mua më mbushet shpirti plot kur jap, jo kur marr. Bli nga ato fustanet e bukura që vesh ti. Këto dy Zonja nuk ankohen një herë, nuk gjykojnë kurrë, nuk dorëzohen, nuk kërkojnë, nuk peshojnë! Keto dy Zonja më kanë mësuar se çdo të thotë të jesh Grua!”- ka  shkruar Dojna në Instagram.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment