Bota

Jo 1 ditë/ Gjermania prodhon testin e shpejtë për koronavirusin, rezultati del për vetëm 2 orë e 30 minuta

Në javët e fundit të gjithë vendet e prekura nga COVID-19 janë bërë kurioze sesi Gjermania ka më pak raste dhe vikitma nga virusi vdekjeprurës.
Featured image of article: Jo 1 ditë/ Gjermania prodhon testin e shpejtë për koronavirusin, rezultati del për vetëm 2 orë e 30 minuta Aparati Bosch

GJERMANI– Së fundmi gazeta gjermane BILD ka shkruar se e Gjermania ka prodhuar testin e shpejtë për koronavirusin, në mënyrë që niveli i  vdekshmërisë të jetë sa më i ulët

Në 24 orët e fundit në Gjermani është shënuar një rritje e nurmit të të infektuarëve, por sërish numri i viktimave mbetet ende i ulët, në nivelin e 0.5 përqind. Deri më tani Gjermania numëron 198 viktima në rang kombëtar, ndërsa të prekur nga COVID-19 janë 36.508.

Gjithashtu shkencëtarët gjermanë po punojnë me shumë shpejtësi edhe për vaksinën kundër koronavirusit.

Ndërkohë testi i shpejtë për koronavirusin është krijuar nga kompania gjermane Bosch, ku sipas BILD do të jetë në treg në fillim të prillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse deri më tani rezultatet për koronavirusin dalin për 24 orë, ky  aparat Bosch e nxjerr rezultatin për 2 orë e gjysëm.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 3600 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: BILD 

A.C/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment