Aktualitet

SKANDALI/ Jeton në një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti, OFL i dërgon ‘pusullën’ Elton Ferizit, nëna e tij denoncon rastin: Unë e kallëzova në polici në 2011, tani është pa punë

  • OFL kërkon llogari për pasurinë e tre shtetasve të dënuar për vrasje dhe shitje lëndësh narkotike
  • Shpresa Ferizi thotë se djalit të saj, Elton Ferizi, i ka mbërritur kërkesa nga Operacioni Forca e Ligjit për të deklaruar pasurinë për 48 orë. Ajo pretendon se djali jeton në një banesë të dëmtuar nga tërmeti.
    Featured image of article: SKANDALI/ Jeton në një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti, OFL i dërgon ‘pusullën’ Elton Ferizit, nëna e tij denoncon rastin: Unë e kallëzova në polici në 2011, tani është pa punë Foto ilustruese
    Përditësuar:

    TIRANË– OFL kërkoi ditën e sotme nga tre shtetas që të deklaronin pasuritë e tyre. Mes tyre ishte dhe shtetasi Elton Ferizi i cili ka qënë i dënuar më parë për ‘shpërndarje të lëndëve narkotike’.

    Ka qënë nëna e djalit, Shpresa Ferizi e cila ka denoncuar në Faxweb se kjo që po i bëhet djalit të saj është skandal. Gruaja bën me dije se djali i saj nuk ka asnjë banesë personale e se jeton te shtëpia e saj e cila është e dëmtuar nga tërmeti.

    Ndër të tjera gruaja ka treguar se djali i saj është denoncuar nga vetë ajo në polici në mënyrë që të hiqte dorë nga varësia e lëndëve narkotike.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    ‘Djali nuk ka para as për të paguar biletën për në Tiranë, Eltoni jeton në një banesë të dëmtuar nga tërmeti, në shtëpinë time, nuk ka banesë të tijën. Në 2011 e denoncova djalin, konsumonte hashash, e denoncova për të hequr varësinë e tij nga narkotikët. Djali nuk përdor më as drogë as alkool, OFL të kap të fortët. I dërgoj çdo muaj para nga Italia djalit se është pa punë”,-është shprehur nëna e personit që duhet të justifikojë pasurinë e tij përballë OFL-së.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment