Aktualitet

Jetoi për pesë vite me tmerret në Siri, Meta pret Alvin Berishën, ndryshimi drastik që ka pësuar i vogli që e ‘degdisi’ e ëma në luftë

FOTO
Ky i fundit, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se ka ndjerë lumturi që ka takuar Berishën, bashkë me të atin, Afrimin, i cili deri para pak muajsh me lot në sy kërkonte shpëtimin e të birit, përmes mediave. 
Featured image of article: Jetoi për pesë vite me tmerret në Siri, Meta pret Alvin Berishën, ndryshimi drastik që ka pësuar i vogli që e ‘degdisi’ e ëma në luftë

TIRANË– Alvin Berisha, i vogli shqiotar që u shpëtua nga kampet siriane, pas pesë vitesh jetë tmerri, është mirëpritur sot nga Presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se ka ndjerë lumturi që ka takuar Berishën, bashkë me të atin, Afrimin, i cili deri para pak muajsh me lot në sy kërkonte shpëtimin e të birit, përmes mediave. 

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin,”- shkruan Meta krah fotove ku Presidenti, Alvini dhe i ati Afrim Berisha, pozojnë duke qeshur. 

Historia e Alvin Berishës tronditi të gjithë opinionin publik shqiptar e italian, vetëm pak muaj më parë. Me ndihmën e gazetarëve të emisionit investigativ “Le Ienne”, pas pesë vitesh kërkimesh në fund, i ati, Afrim Berisha, arriti të depërtonte në kampet e Sirisë dhe takoi të birin, ku vetë e ëma e kishte çuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas, italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atit.

Pas publikimit të rastit dha dorëheqjen edhe ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli. 11-vjeçari, mbeti edhe i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri, ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij. Pas shpëtimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, në një spital të Italisë dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.

Alvin Berisha, në Siri

Siç shihet edhe vetë, krahasimi mes fotove, tregon gjendjen e të voglit Alvin. Ky imazh, tashmë, është thjesht një kujtim i hidhur për Berishën, që jeton i lumtur në krahët e familjes së tij.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment