Sport

“Jeto i qetë Elton”, e akuzoi se toleroi në ndeshjen ndaj Teutës, futbollisti i Tiranës i kundërpërgjigjet Elton Dedës

Mbrojtësi bardheblu, Kristi Vangjeli ka “pickuar” në një farë mënyre këngëtarin Elton Deda. Ky i fundit akuzonte se mbrojtësi bëri teatër në takimin ndaj Teutës për finalen e Kupës së Shqipërisë duke i dhuruar në një farë mënyre trofeun skuadrës durrsake
Featured image of article: “Jeto i qetë Elton”, e akuzoi se toleroi në ndeshjen ndaj Teutës, futbollisti i Tiranës i kundërpërgjigjet Elton Dedës Elton Deda dhe Kristi Vangjeli

TIRANË– Suksesi i Tiranës ndaj Dinamo Tbilisit në raundin e parë të Champions League ka rritur dozën e besimit te lojtarët dhe stafi. Mbrojtësi bardheblu, Kristi Vangjeli ka “pickuar” në një farë mënyre këngëtarin Elton Deda.

Postimi i Kristi Vangjelit

Ky i fundit akuzonte se mbrojtësi bëri teatër në takimin ndaj Teutës për finalen e Kupës së Shqipërisë duke i dhuruar në një farë mënyre trofeun skuadrës durrsake. Sigurisht që një koment i tillë nuk i ka pëlqyer futbollistit i cili gjeti ditën e fitores të postonte një foto në “Instastory” me mbishkrimin: Jeto i qetë Elton!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment