Rajoni

Ishte kthyer nga Gjermania/Infektohet me Covid-19, këngëtari kosovar, Jetmir Hyseni

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari në një lidhje telefonike për emisionin ‘Sytë 7’ në Klan Kosova, i cili ka thënë se kishte udhëtuar drejt Gjermanisë dhe simptomat i ka ndjerë pasi kryer testin për Covi-19, por megjithatë gjendja e tij po përmirësohet.
Featured image of article: Ishte kthyer nga Gjermania/Infektohet me Covid-19, këngëtari kosovar, Jetmir Hyseni Jetmir Hyseni

KOSOVË- Këngëtari i njohur në Kosovë, Jetmir Hyseni është i infektuar me koronavirus. Ai aktualisht është në spitalin infektiv të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari në një lidhje telefonike për emisionin ‘Sytë 7’ në Klan Kosova, i cili ka thënë se kishte udhëtuar drejt Gjermanisë dhe simptomat i ka ndjerë pasi kryer testin për Covi-19, por megjithatë gjendja e tij po përmirësohet.

 ‘Faktikisht, simptomat i kam ndjerë prej ditës kur kam udhëtuar prej Gjermanisë në Kosovë. E kam ndjerë që mund ta kem virusin, por më saktë e kam kuptuar natën e 20 marsit, pasi që e kam bërë testin në Spitalin Infektiv. Fillimisht në mëngjes kam pasë dhimbje të fytit, derisa në mbrëmje dikur vonë kam pas ethe, temperaturë, dhimbje të kokës dhe muskujve, por fillimisht kanë qenë dhimbjet e fytit. Këto simptoma kanë zgjatur tri ditë. Tani kam disa vështirësi, por po e shoh se po e marr veten çdo ditë. Tani kam dhimbje koke kohë pas kohe, por jo diçka më shumë’,- u shpreh Hyseni.

Gjithashtu ai tha se se nuk e di  nëse dikush nga personat me të cilët kishte pasur kontakt ishte infektuar me Covid-19.

‘Nuk e di, janë duke e pritur testin. Po pres që të më lajmërojnë. Shpresoj se nuk e kam infektuar askënd. Prej momentit që kam hyp në aeroplan në Dusseldorf kam qenë me dorëza dhe maskë tërë kohën. Edhe më pas në karantinën te Qendra e Studentëve kam pasë shumë kujdes’, -shtoi Hyseni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 63.

Koronavirusi po përhapet çdo ditë e më shumë në të gjithë botën, ku janë shënuar 382,750 të infektuar, dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Për herë të parë sot, Kina ka shënuar 0 të infektuar të rinj me koronavirus, dhe ka vendosur që të heqë masat e sigurisë. Megjithatë e njëjta gjë nuk do të ndodhë me krahinën e Ëuhanit, nga ky masat e marra do të shfuqizohen deri më 8 prill. Ndërsa në të gjithë Pas “çlirimit” të Ëuhanit, 2/3 e 1.34 miliardë banorëve të Indisë janë nën kufizime të lëvizjes. Po ashtu i njëjti skenar shfaqet edhe në Europë ku njerëzit e kanë të ndaluar që të largohen nga shtëpia, përveç për arsye “shumë të rëndëishme”. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 63,927 raste të konfirmuara dhe 6,077 raste të konfirmuara.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment