Showbiz

Jeta reale dhe ajo e Instagramit, shtëpia e blogeres së njohur e mbuluar nga pisllëku(Foto)

Zonja Chen u shpreh se shtëpia kishte muaj që nuk ishte pastruar, dhe Lisa e kishte çuar në një gjendje të pabanueshme shtëpinë e saj.

KINË – Lisa Li Sina është emri i gruas influencuese  Kineze, e cila ka plot 1,1 milionë ndjekës  në Instagram.

Profili i bukuroshes Kineze, është i mbushur me reklamimin e jetës së saj luksoze, veshjeve firmato, udhëtimeve të saj, dhe tregon mirëqënien e saj që mesa duket është e një niveli të lartë.

Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken, dhe ky është rasti ideal për ta thënë këtë.

Qiradhënësja e saj, zonja Chen, pas ankesave të shumta qe i kishte bërë Lisës për apartamentin ku ajo banonte, dhe nuk kishte parë asnjë ndryshim nga ajo, vendos t’i merrte vetë gjërat në duar.

Ajo postoi një video në rrjetet sociale, të gjendjes së mjerueshme në të cilën jetonte blogerja.

Zonja Chen u shpreh se shtëpia kishte muaj që nuk ishte pastruar, dhe Lisa e kishte çuar në një gjendje të pabanueshme shtëpinë e saj.

Ajo nuk e kuptonte sesi Lisa mund të jetonte në këtë shtëpi, e cila ishte në kushtet më të pista që kishte parë ndonjëherë, e ndërkohë të reklamonte në rrjetet sociale një jetë luksoze, nëpër restorante dhe vende të shtrenjta.

Pas publikimit të videos për gjendjen reale të shtëpisë së saj, Lisa kërkoi publikisht falje, dhe premtoi që do e pastronte dhe do kujdesej më shumë për shtëpinë.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment