Bota

Jetë a vdekje/ I mbajti nën trupin e saj, dadoja në Liban u shpëton jetën dy fëmijëve për të cilët kujdesej

VIDEO
Një dado në kryeqytetin libanez teksa po qëndronte në shtëpi dhe po kujdesej për tre fëmijët e një familje ka rrezikuar jetën e saj për të shpëtuar fëmijët në momentin e shpërthimit të fuqishëm.
Featured image of article: Jetë a vdekje/ I mbajti nën trupin e saj, dadoja në Liban u shpëton jetën dy fëmijëve për të cilët kujdesej Pamjet nga momenti i shperthimit

LIBAN– Pamjet që kanë mbetur pas shpërthimit të fuqishëm në Liban  janë të frikshme. Kryeqyteti është rrënuar i gjithi ndërkohë që janë raportuar mbi 100 viktima dhe më shumë se 4 mijë të plagosur.

Ndërkohë në mediat e huaja janë publikuar shumë foto dhe video teksa shihet sesi e kanë përjetuar njerëzit këtë situatë teje të vështirë.

Në një video të bërë virale shihet momenti kur një dado sëbashku me tre fëmijët për të cilët kujdesej po qëndronte para dritares ndërkohë që vijnë lëkundjet e para dhe më pas xhami i dritares copëtohet mbi trupat   tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm njëri prej fëmijëve arrin të largohet ndërsa ajo ka qëndruar mbi trupat e dy fëmijëve më të vegjël duke ju shpëtuara jetën.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: alarabiya

A.C/Dosja.al

Shto Koment