Aktualitet

“Jeta vazhdon…”/ Nuk vonoi shumë dhe u rikthye, Artan Hoxha publikon FOTON, aplikacioni i besuar i ‘bossave të krimit’ sërish në treg

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka postuar një foto nga telefoni i tij, e cila tregon se aplikacioni “SKYECC” është rikthyer dhe është sërish i vlefshëm për t’u shkarkuar dhe përdorur nga të ashtuquajturit “bossat e krimit”.
Featured image of article: “Jeta vazhdon…”/ Nuk vonoi shumë dhe u rikthye, Artan Hoxha publikon FOTON, aplikacioni i besuar i ‘bossave të krimit’ sërish në treg Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë lajmin më të fundit lidhur me teknologjinë. Ai ka postuar një foto nga telefoni i tij, e cila tregon se aplikacioni “SKYECC” është rikthyer dhe është sërish i vlefshëm për t’u shkarkuar dhe përdorur nga të ashtuquajturit “bossat e krimit”.

Krahas fotos së postuar, gazetari shkruan vetëm: Jeta vazhdon…, pa e shoqëruar me asnjë koment tjetër.

Fillimisht rrjeti social ku bazoheshin të gjitha bisedat ‘problematike’ ishte sistemi EncroChat, që përdorej nga 60,000 kriminelë në të gjithë globin por u zbulua nga Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për ta zëvendësuar u përdor aplikacioni SKYECC me bazë në Vankuver, që pretendohet se është më i sigurt pasi nuk mund të hakerohet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment